LAJMI I FUNDIT:

“Ronaldo do të tentojë një sulm të fundit në Ligën e Kampionëve me Juventusin” – Alves qetëson situatën për largimin e mundshëm të CR7

“Ronaldo do të tentojë një sulm të fundit në Ligën e Kampionëve me Juventusin” – Alves qetëson situatën për largimin e mundshëm të CR7

Emri i Cristiano Ronaldos vazhdon të krijojë rrëmujë, ndërsa së fundmi është folur për largimin e tij nga Juventusi, por bashkëlojtari i tij te Portugalia, Bruno Alves, beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të qëndrojë në Torino për një sulm të fundit në Ligën e Kampionëve.

Lavdia evropiane nuk ka ardhur për sulmuesin portugez me klubin italian edhe pse ishte arsyeja pse ai u ble.

Mbrojtësi veteran Alves, i cili ka luajtur shumë me Ronaldon dhe e kanë fituar së bashku Euro 2016, u deklarua për Tuttosport për të ardhmen e Ronaldos: “Unë nuk kam folur për këto gjëra me të”.


“Ndjenja ime është se në fund ai do të qëndrojë në Juve sepse ai ka ende diçka për të bërë: ta fitojë Scudetton dhe të provojë një sulm të fundit në Ligën e Kampionëve”.

“Cristiano gjithmonë dëshiron të dëshmojë veten, ai është një fitues i lindur”, deklaroi Alves.

I pyetur se çfarë mund të presim nga Ronaldo në sezonin 2021-22, Alves tha: “Ajo që të gjithë e dimë: një fenomen që garanton 30-40 gola, edhe në moshën 36 vjeç”.

“Cris është një kampion, një fitues dhe gjithmonë bën gjëra të jashtëzakonshme, por ai ka nevojë për ekipin që ta mbështesë atë. Nuk mund të mendohet se vetëm ai është i mjaftueshëm”, deklaroi veterani portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori