Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ngriti pikëpyetje për kandidatët e propozuar për bord të AKP.
“Grupi ynë parlamentar, e kemi thënë edhe ditë më parë në Komision që është kundër këtij propozimi për faktin që do i themi më vonë, është kundër sepse po t’i referohemi diskutimit të kryeministrit që në parim pajtohemi që duhet një transformim të pronës natyrshëm rrjedh pyetja se me kënd do e transformojnë këtë pronë me ata që parimisht kanë një eksperiencë të tërë për ta realizuar nga e kaluara konsideroj se ekipet profesionale nuk janë më të mira të mundshme dhe kemi dyshimin tonë të bazuar që CV e tyre për transformim të pronës nacionale në kuptimin edhe ideologjik dhe politike nuk janë të përshtatshme me ekonominë e lirë të tregut që sot duhet t’i ofrohet shtetit tonë”, tha ai.
Tutje ai pati kritika edhe për Nazmi Mikullovcin i cili nga qeveria është propozuar si kryesues i Bordit të AKP-së.
“Në Trepçë kryesuesi që sot na propozoni ju ka qeverisur 7 vite pas luftës dhe ndërmarrjen Trepça e ka lënë në gjendjen më katrahurë nëse e shohim CV menaxhuese që ka mund të jetë pas luftës me dhjetëra milionë euro borxhe, me asete të paregjistruara pas luftës pa asnjë shkresë zyrtare me një rregullore të UNMIK-ut që nuk ka bërë kërkesë për ta ndryshuar”, tha ai.
Shala tha se është pro transformimit por jo me individët që janë propozuar nga qeveria e Kosovës.
“Kosova ka kapacitet të mjaftueshme që e njohin këtë sektor, që e njohin ekonominë dhe transformimin dhe sot na sillni këtë personalitet, unë jam pro transformimit por jo me individë që e kanë shkaktuar dhe e kanë dëmtuar procesin jo me individë që kanë shkaktuar problem në të gjithë agjencitë e këtij sektori, jo me individë që kanë konflikt interesi edhe juridik e financiarë”, u shpreh Shala.
Emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të AKP-së që do t’i propozohen Kuvendit janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe