Trendi i largimit të të rinjve e ka renditur Shqipërinë të 2 në botë për nivelet më të larta të emigracionit.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil mbi 64.215 shtetas shqiptarë nën 18 vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë të azilkërkuesve të kësaj grupmoshe në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.
Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Ndërkohë që vendi ynë ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje.
Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Turqisë, vende që kanë një popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.
Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18 vjeç që kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve që braktisën vendin në atë kohë.
Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por t’i krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi.
Por më rëndësishmja është se, 18 % e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë