Me kërkesë të ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonat përreth liqenit të Ujmanit është duke u zhvilluar një aksion për lirimin e disa pronave të uzurpuara në një parcelë të kësaj ndërmarrje, në këtë zonë të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Telegrafin se policia është duke asistuar në këtë aksion.


“Rreth orës 07:00 kemi filluar asistencën për Ibër-Lepencin dhe Ministrisë së Mjedisit në lirimin e pronave tek vendi i njohur si ‘Plazha e Shqiptarëve’”, tha Elshani

“Nuk kemi hasur në pengesa, andaj si Ibër-Lepenci ashtu edhe Ministria janë duke e zhvilluar aksionin pa probleme”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

Ibër Lepenci me aksion “rrënimi” në Ujman, i liron pronat e veta që ishin uzurpuar që 20 vjet telegrafi.com