LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski: Po mësoj shumë nga Allegri, çdo ditë mësoj diçka të re

Kulusevski: Po mësoj shumë nga Allegri, çdo ditë mësoj diçka të re

Mesfushori i Juventusit, Dejan Kulusevski po punon për ta sjellë Scudetton përsëri në Torino dhe tha se po mëson diçka të re çdo ditë nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Kulusevski shënoi kur Zonja e Vjetër fitoi 2-1 ndaj Monza të shtunën mbrëma dhe reprezentuesi suedez ishte i lumtur me fillimin pozitiv.

“Është shumë e rëndësishme të fillosh mirë. Ne kemi punuar shumë, nuk është e lehtë të luash ndeshjen e parë miqësore si kjo. Ne fituam dhe kjo ishte e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Kulusevski për Italia 1.


Kulusevski shtoi se ai tashmë po mëson nga trajneri i ri Allegri, i cili e zëvendësoi Andrea Pirlon në krye të ekipit këtë verë, dhe ish-anësori i Atalantës shpreson të kthehen gjerat në pozitive pas një sezoni zhgënjyes në 2020-21.

“Unë jam duke mësuar shumë nga Allegri. Mbi të gjitha, jam duke mësuar në nivel mbrojtës, çdo ditë mësoj diçka të re”.

“Vitin e kaluar nuk shkoi ashtu siç donim, edhe pse fituam dy trofe. Këtë vit, ne duam të fitojmë kampionatin, ne po punojmë për këtë”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori