LAJMI I FUNDIT:

Stallone pozon me vajzat e tij: Do të doja të mos rriteshin më

Stallone pozon me vajzat e tij: Do të doja të mos rriteshin më
(Foto: Instagram/officialslystallone)

Aktori i famshëm hollivudian, Sylvester Stallone, ka postuar një fotografi me tri vajzat e tij – Scarlet, Sistine dhe Sophia – në Instagram, duke shkruar një përshkrim interesant.

Ne mund ta shohim ikonën e filmave aksion duke pozuar i rrethuar nga vajzat e tij në shtëpinë e tyre.


“Unë jam një njeri shumë i lumtur, i cili ka fëmijë kaq të mrekullueshëm, të dashur, të cilët më kanë sjellë kaq shumë gëzim. Tani do të doja që ata të ndalonin së rrituri kaq shumë”, ka shkruar me shaka aktori në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi ka grumbulluar gati një milion pëlqime, ndërsa ndjekësit e tij kanë shkruar në komente se si familja Stallone duket e mrekullueshme dhe se ylli i famshëm sigurisht është shumë krenar për vajzat e tij.

Disa orë më vonë, Stallone postoi një fotografi tjetër të një personazhi qesharak në Instagram. Ai pozoi ndërsa lexonte një gazetë me tekstin për vajzat e tij në anën e pasme: “Pyes veten se ku janë vajzat e mia? Unë nuk mund t’i gjej ato”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori