Sputnik është shembull i përhapjes së informatave të manipuluara.
Kështu shprehet zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në dokumentarin “VIRUSSIA” duke shtuar se kjo medie në pronësi të Kremlinit vazhdon të jetë pjesë e dezinformatave dhe propagandës.
“Sputnik e cila është shembull shumë i saktë i përhapjes së gjysmë të vërtetave, informatave të manipuluara dhe të dezinformatave, dhe propagandës”, thotë Stano.
Profesori universitar Agim Zogaj tregon se, Sputnik ka ndikim në një numër të caktuar të medieve në Serbi.
“Prej vitit 2015, Sputniku hapur e ka selinë e veprimit në Serbi dhe ka ndikim, siç thuhet, në një numër të caktuar të medieve, me mbi dyzetë media të cilat janë të pavarura, të cilat janë nën, reflektimin e ndikimeve të politikës ruse sa i përket zhvillimeve në rajon”, tregon Zogaj.
Ndërsa drejtoresha e Qendrës për Studime Evropiane (CEAS), Jelena Miliq thotë se Sputnik ka filluar të trajtohet si aktor legjitim në rajon.
“Pa asnjë lloj kritike, madje filluan ta trajtojnë Sputnkun, si një ndër aktorët legjitimë në rajon”, thotë Miliq.
Zoran Gavriloviq nga Zyra për Kërkime Sociale shpjegon se mediet pro-ruse në Serbi në fakt janë pro-Putnit.
“Ne në Serbi kemi media pro-ruse, dhe në fakt, kur pak më shumë gjurmon si hulumtues, nuk janë jo pro-ruse, aq sa janë pro-Putinit”, shpjegon Gavriloviq.
Ndërsa, ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq thotë se, medet në vendin e tij çdo ditë kanë nga një artikull lavdërues për Putnin.
“Ne kemi tabloidin me tirazhin më të madh në Serbi, i cili nuk ka ditë, absolutisht çdo ditë ka nga një artikull lavdërues për Putinin, Rusinë apo armatimin rus, më besoni, unë sinqerisht mendoj se në Rusi nuk ekzistojnë gazeta apo tabloide të tilla, që çdo ditë lavdërojnë Putinin”, thotë Koraq.
Në fund, drejtori i Qendrës së Gazetarisë Hulumtuese, Branko Çeçen shpjegon se, vazhdimisht në Serbi po ndërtohet kulti i personalitetit të Putinit.
“Pandërprerë ndërtojnë kultin e personalitetit të Vlladimir Putinit dhe Rusisë, si shtet jashtëzakonisht miqësor dhe mbrojtës i Serbisë, dhe shpesh negativisht e gabimisht raportojnë për SHBA-të dhe BE-në”, përfundon ai. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe