LAJMI I FUNDIT:

Richard Branson “kreu misionin në hapësirë”, fluturakja e Virgin Galactic kthehet në tokë

Richard Branson “kreu misionin në hapësirë”, fluturakja e Virgin Galactic kthehet në tokë

(E plotësuar) Virgin Galactic ka nisur, fluturuar dhe ulur ekuipazhin e saj të parë të plotë, duke pozicionuar kompaninë drejt fluturimeve tregtare turistike në hapësirë në vitin 2022.

Miliarderi Richard Branson, i cili themeloi Virgin Galactic në vitin 2004, ishte në bordin e “aeroplanit” të kompanisë SpaceShipTwo të dielën në mëngjes.


Ai shërbeu si një “specialist misioni”, duke testuar përvojën e udhëtarëve për klientët e ardhshëm.

Tre punonjës të tjerë të Virgin Galactic bënë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Richard Branson niset për në hapësirë, në “raketën” e tij të pasagjerëve Virgin Galactic

Miliarderi britanik Richard Branson u ngjit në “aeroplanin e tij raketë” të pasagjerëve Virgin Galactic të dielën për të fluturuar më shumë se 50 milje mbi shkretëtirën e New Mexico, për rreth 1 orë e gjysmë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Branson, ka shpallur fluturimin si një pararendës të një epoke të re të turizmit hapësinor, me kompaninë që ai themeloi gati të fillojë operacionet tregtare vitin e ardhshëm.

Siç është bërë e ditur, fluturimi, i cili ka në bord miliarderin Richard Branson dhe pasagjerë të tjerë, kreu më shumë se 20 fluturime provë.

Biznesmeni britanik Sir Richard Branson është gati të realizojë ambicien e një jete duke fluturuar në buzë të hapësirës.

Ai ka hipur në “raketën” e tij Virgin Galactic dhe do të shkojë në një lartësi mbidetare ku qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës largohet nga distanca.

Sipërmarrësi thotë se dëshiron të vlerësojë përvojën përpara se të lejojë pagimin e klientëve në bord vitin e ardhshëm.

Branson, një javë larg ditëlindjes së tij të 71-të, ka insistuar se ai dhe Jeff Bezos janë rivalë miqësorë dhe nuk janë përfshirë në një garë personale për të mposhtur njëri-tjetrin në hapësirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori