LAJMI I FUNDIT:

“Më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë tonë”, Elseid Hysaj falënderon tifozët e Napolit pas kalimit te Lazio  

“Më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë tonë”, Elseid Hysaj falënderon tifozët e Napolit pas kalimit te Lazio  

Elseid Hysaj është përfshirë në listën e lojtarëve të Lazios të pranishëm për kampin para-sezonal në Auronzo di Cadore dhe u dërgoi një mesazh tifozëve të Napolit, pasi largimit të tij.

Ish-mbrojtësi shqiptar i Napolit është bashkuar me ekipin e ri të Maurizio Sarrit, Lazion, përpara sezonit 2021-22 dhe klubi Aquile paraqiti një listë të lojtarëve të gatshëm, përfshirë edhe Hysajn.


27-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli për një shifër të raportuar prej pesë milionë eurosh në muajin gusht të vitit 2015, por u largua nga klubi pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe bashkohet me Lazion në një transferim falas.

Mungon ende zyrtarizimi, por Hysaj po udhëton me Lazion për fazën përgatitore
Lexo po ashtu Mungon ende zyrtarizimi, por Hysaj po udhëton me Lazion për fazën përgatitore

“Falë tifozëve, ju më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë tonë”.

“Unë gjithmonë jam përpjekur ta nderoj fanellën, e vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk festova golin tim me stadiumin e mbushur!”.

“Do ju mbaj në zemrën time”, shkroi Hysaj në rrjetet sociale në një mesazh për tifozët e Napolit.

Ndryshe, Hysaj pritet shumë shpejt të zyrtarizohet te kryeqytetasit, ndërsa thuhet se do të nënshkruaj një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori