LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mërgim Pefqeli kalon te Malisheva

Zyrtare: Mërgim Pefqeli kalon te Malisheva

Mesfushori sulmues Mërgim Pefqeli do ta vazhdojë karrierën te Malisheva, klub që është pjesën e Superligës këtë vit.

Pefqeli shkon si kampion te Malisheva, pasi vitin e shkuar ishte pjesë e Prishtinës.


“Mërgim Pefqeli lindur më 25 nëntor 1993 në Prishtinë, është futbollist  profesionist i cili si luan si mesfushor i majtë, ai po ashtu luan edh si mesfushor i djathtë dhe sulmues i dytë. Mërgimi  vlerësohet  shumë për aftësitë e tij teknike dhe është i njohur për pasimet e sakta, lëvizje inteligjente dhe gjuajtjet e fuqishme nga distanca e largët”.

“Ka patur një karrierë mjaft të bujshme, ka filluar me KF Fushë Kosova pastaj ka luajtur për Trepçën, Hajvalinë, Trepça 89, Llapin dhe Prishtinën. Marrëveshja e arritur me Mërgimin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe jemi shumë optimist se kualiteti i tij do të bëj dallimin në klubin tonë”.

“Mërgimi u maturua në një playmaker të kompletuar, këmbëngulës dhe të gjithanshëm, i aftë të luaj në çdo pozitë në mesfushë, shpesh duke alternuar rolet edhe si sulmues, për shkak të qëndrueshmërisë, vizionit, angazhimit të madh në lojë dhe sensit të tij pozitiv”.

“Mërgimi është i njohur për aftësitë për të kombinuar me shokët e skuadrës, për të lexuar lojën dhe për të kontrolluar tempin e lojës,. Ai zotëron një gamë të jashtëzakonshme pasimesh dhe inicon shpesh lojëra të rrezikshme sulmuese pasi fiton posedimin e topit nga kundërshtari.”

“FC Malisheva i dëshiron mirëseardhje Mergimit në klubin tone dhe i dëshiron shume fat në jete dhe karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/