LAJMI I FUNDIT:

Historia ‘stresuese’ pas veshjes që zbuloi shtatzëninë e Beyonce në “MTV VMA 2011”

Historia ‘stresuese’ pas veshjes që zbuloi shtatzëninë e Beyonce në “MTV VMA 2011”

Zbulimi në skenë i shtatzënisë nga Beyonce në “MTV VMA 2011” ishte një moment i paharrueshëm në historinë e kulturës pop – por krijoi disa momente ‘stresuese’ për nënën e superyllit.

Tina Knowles-Lawson, e cila dizajnoi veshje të performancave për vajzën e saj për vite me radhë, u hap rreth modës në Instagram.

“Epo kjo ishte një natë stresuese, të paktën filloi në atë mënyrë !!!” , filloi tregimin e saj e gjatë 67 vjeçarja. “Dy orë para shfaqjes kuptuam që pantallonat që kisha bërë ishin shumë të ngushta dhe të parehatshme; paneli që unë kisha vendosur në to nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur”.


Pa kohë për të kursyer, Mama Tina u drejtua për në dyqanin më të afërt. “Dy orë para shfaqjes isha në A Pea in Pod”, vazhdoi ajo. “Bleva dy madhësi të pantallonave të lehonisë, por përfundova duke hequr panelin e njërës prej tyre dhe duke e vendosur në ato që kisha bërë!”.

Për fat të mirë, rregullimi funksionoi pa gabime. “Kur ajo hapi atë xhaketë dhe tregoi barkun e saj ishte lehtësimi më i madh ndonjëherë”, kujtoi Knowles-Lawson.

“Ne nuk kishim pse ta mbanim sekretin më. Unë nuk kisha pse të dizajnoja me përparësi që veshjet të kamuflonin barkun në rritje! Ishte ndjenja më e mirë në botë të shihja atë t’i tregonte gjithë botës atë bark”.

Për t’u treguar të gjithëve se ishte shtatzënë me vajzën Blue Ivy – Beyoncé i bashkoi pantallonat e zgjatura me një xhaketë ngjyrë vjollcë nga Dolce & Gabbana, një këmishë të bardhë me pulla dhe taka. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Shtatzëna
Kate Middleton nderon Xhamajkën me fustanin e verdhë dhe byzylyk të veçantë

Kate Middleton nderon Xhamajkën me fustanin e verdhë dhe byzylyk të veçantë

Femra
Ushtrimet joga janë të mira për shtatzënat dhe ju ndihmojnë gjatë lindjes

Ushtrimet joga janë të mira për shtatzënat dhe ju ndihmojnë gjatë lindjes

Shtatzëna
Kalo në kategori