LAJMI I FUNDIT:

Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër

Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër

Narcizmi pasqyron mungesën e empatisë, përkushtimi i tepruar i rëndësisë për vetveten dhe nevoja e vazhdueshme për admirim nga ana e rrethit të njerëzve ku jeton

Mburrja e tepruar dhe lakmia në esencë janë personalitetet narciste, thotë Dr. Ramani Durvasula, autore e librit “Si ta mbijetosh lidhjen me narcisin”.

Natyrisht, të gjithë nga pak jemi narcisë, kjo është plotësisht njerëzore dhe pikërisht paraqet fazën e zhvillimit te të rinjtë.

Problemi lind kur narcizmi fillon të ndikojë në punën tonë dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Narcisët besojnë që janë të veçantë dhe që meritojnë trajtim më të mirë sesa të tjerët.

“Shumica nesh pushon të mendojë ashtu për veten rreth moshës gjashtëvjeçare, dhe nuk do të bënte të ndodhte që të bëheshim të tillë edhe kur t’i mbushnim 40 vjeç”, thotë Durvasula.

Mirëpo, kur narcizmi bëhet si karakteristikë edhe në moshën e pjekurisë, ndodh që të qenët prind bëhet burim i pakënaqësisë. Prindërit nuk u ofrojnë trajtim narcisëve për të cilin ata lakmojnë, transmeton Telegrafi.

Narcizmi “i pamotivuar” bën që prindërit të reagojnë në dy mënyra.

Disa humbin krejtësisht interesimin për fëmijët e vet dhe admirimin fillojnë ta kërkojnë në anën tjetër. Të tjerët fëmijët e vet i shikojnë si pasqyrim të vetin dhe fillojnë të merren me shumë kujdes ndaj fëmijëve dhe i kontrollojnë së tepërmi.

Në të dy rastet, prindi narcis është emocionalisht i larguar dhe esencialisht i ftohtë. Prindërit narcisë fëmijët e tyre i përdorin si mjet për avancim.

Ata besojnë që fëmijët e tyre janë të veçantë dhe meritojnë raste dhe privilegje të jashtëzakonshme. Nuk pranojnë asgjë, pos përsosmërisë.

Fëmijët i shikojnë si pjesë të veten, mirëpo kur pritjet nuk u plotësohen, ua mohojnë kujdesin dhe tjetërsohen, shpjegon Durvasula. /Telegrafi/