Vjellja mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë. Më së shumti, vjellja te fëmijët shkaktohet si pasojë e infektimit me virus të traktit gastrointestinal (gastroenteritis) apo helmimit me ushqim. Vjellja është mënyra se si organizmi mbron traktin e poshtëm intestinal.
Dr. Minire Çitaku
Pediatër
Tel: 044 162 259
Fatmirësisht, këto infeksione zakonisht nuk zgjasin gjatë dhe në të shumtën e rasteve nuk janë të rrezikshme. Megjithatë, fëmijët (sidomos të porsalindurit), te cilët nuk mund të marrin mjaft lëngje si dhe kanë jashtëqitje (diarre) duhet gjithsesi të rehidrohen.
Kur fëmija vjell, me rëndësi është të qëndrojmë të qetë, sepse vjellja është frikësuese e lodhshme për fëmijët e të gjitha moshave si dhe gjithashtu për prindërit.
Me rëndësi është të parandalohet dehidrimi te fëmijët që është edhe çelësi i shërimit të shpejtë si dhe të vendoset dieta.
Një numër i medikamenteve që trajtojnë mundimin (nauzen), vjelljen si dhe diarrenë, nuk rekomandohen te të porsalindurit si dhe fëmijët. Mjeku mund të përshkruajë medikamente për mundim dhe vjellje në situata të caktuara si dhe këto medikamente duhet të jenë në dispozicion vetëm me recepturë nga mjeku.
Dehidrimi: si ta vërejmë-dallojmë?
* Dehidrim do të thotë se trupi ka humbur lëngjet, që shkaktohet zakonisht nga të vjella dhe/ose diarre. Në përgjithësi, diarretë dhe të vjellat e lehta, nuk shkaktojnë dehidrim.
* Dehidrimi është komplikimi i diarresë.
Shenjat e dehidrimit janë:
* Zvogëlimi i urinimit (nuk ka urine më shumë se 6-8 orë) ndodhë në fillim të procesit
të dehidrimit. Urina ka një ngjyrë të errët të verdhë, të verdhë të koncentruar.
* Nëse ngjyra e urinës është e kafe e çelët, fëmija juaj nuk është i dehidruar.
* Gjuha e thatë si dhe brendësia e gojës: mirëpo nëse buzët janë të thata, nuk do të thotë se fëmija është dehidruar.
* Sytë e thatë me sasi të zvogëluar ose mungesë të lotëve.
Te foshnjat:
* Mbushje kapilare e vonuar më shumë se 2 sekonda.
* Nëse fëmija juaj është aktiv, ai ose ajo nuk është i dehidratuar.
* Një fëmijë me dehidrim të rëndë do të bëhet shumë i lodhur, i rraskapitur, për të dalë ose shumë i trullosur në qoftë se përpiqet të qëndrojë në këmbë.
Çka duhet te bëjmë?
Të porsalindurit si dhe foshnjat deri në 6 muaj:
* Mos e ushqeni foshnjën 30 deri 60 minuta pasi ka vjellë. Vëzhgoje mirë foshnjën tuaj për dehidrim.
* Nëse foshnjën e ushqeni me qumësht gjiri: vazhdoni të ushqeni nga 1 deri 2 minuta çdo 10 minuta.
* Mos e ushqeni foshnjën me ujë të rëndomtë.
* Nëse foshnjën jeni duke e ushqyer me qumësht formule, ndërrojeni atë me solucion oral për dehidrim, ORS.
* Në orën e parë, ofroni fëmijës suaj të pijë ORS përafërsisht 15 mililitra çdo 10-15 minuta me lugë ose shiringë.
* Pas orës së parë, fillo gradualisht të rritni sasinë e ORS-së.
* Nëse kanë kaluar më shumë se gjashtë orë dhe fëmija juaj nuk ka patur vjellje, atëherë mund të rifilloni ngadalë me formulën e rregullt të ushqyerit.
* Mos i ordinoni fëmijës suaj ndonjë medikament kundër vjelljes pa përshkrimin e mjekut.
* Nëse foshnja e juaj është nën moshën 2 muajsh si dhe ka të vjella (e jo pështymje të ushqimit të tepërt), duhet menjëherë të vizitoni mjekun e fëmijëve.
Foshnjat nga 6 deri 12 muajsh:
* Mos e ushqeni foshnjën 30 deri 60 minuta pasi ka vjellur. Vëzhgoje mirë foshnjën tuaj për shenjat e dehidrimit.
* Nëse foshnjën e ushqeni me qumësht gjiri: vazhdoni të ushqeni nga 1 deri 2 minuta çdo 10 minuta.
* Mos e ushqeni foshnjën me ujë të rëndomtë.
* Nëse foshnjën jeni duke e ushqyer me qumësht formule, ndërrojeni atë me solucion oral për dehidrim, ORS.
* Në orën e parë, ofroni të pijë nga 15 mililitra çdo 10 minuta.
* Pas orës së parë, fillo gradualisht të rritni sasinë e ORS-së.
* Nëse kanë kaluar më shumë se 6 orë si dhe fëmija juaj nuk ka patur vjellje, atëherë mund të rifilloni me formulën e rregullt të ushqyerit.
* Ofroni fëmijës suaj banane, drithëra, biskota, apo ushqime të tjera të buta
* Mos i ordinoni ndonjë medikament kundër vjelljes pa përshkrimin e mjekut.
Fëmijët mbi 1 vit:
* Ofroni solucion oral çdo 15 minuta në sasi të vogla duke filluar nga 2 lugë çaji deri në 2 lugë gjelle, në varësi se sa fëmija juaj mund të tolerojë (qumështi dhe produktet e qumështit duhet të shmangen).
* Nëse nuk ka patur të vjella më shumë se 6 orë, atëherë mund të filloni me ushqime të lehta. Mos e ushqeni fëmijën tuaj me forcë, sepse ju tregon vet kur ai/ajo është i uritur. Ushqimet e lehta përfshijnë: supë, biskota të kriposura, pure patatesh, oriz, buke (petë).
* Nëse nuk ka të vjella gjatë 24 orëve, filloni ngadalë me dietë. Mos e ushqeni me qumësht si dhe produkte të qumështit edhe 2-3 dite më pas.
* Shmanguni produkteve ushqimore siç janë: fasulet si dhe ushqimet me sheqer.
Nëse fëmija më i rritur vjell:
* Ofroi lëngje si ujë, solucion elektrolitesh apo supë. Kemi kujdes që fëmija të marrë lëngjet ngadalë.
Ndihma për parandalimin e vjelljes
* Kujdesu që fëmija të pastrojë duart pas përdorimit të banjës ose pas kthimit nga loja.
* Mënjano ushqimin e tepërt, sidomos të foshnjat.
* Vjellja për shkak të gastroenteritisit mund të përhapet tek të tjerët, për këtë arsye fëmija i juaj duhet të qëndrojë në shtëpi përderisa mos të ketë vjellje më gjatë se 24 orë.
* Mos harroni, larja e shpeshtë e duarve është mënyra më e mirë që të mbroni familjen tuaj nga shumë infeksione.
Vizitoni mjekun nëse i vëreni tek fëmija i juaj shenjat e mëposhtme të dehidrimit:
Dehidrim i lehtë apo mesatar:
* Goja e thatë
* Pak ose aspak lot kur qan
* Sjelljen e bezdisshme e foshnjës
* Më pak se katër pelena të lagura në ditë te të porsalindurit (më shumë se 4-6 orë pa pelena të lagura tek foshnjat nën 6 muaj nga mosha)
* Fëmija nuk ka urinim për 6-8 orë
Dehidrimi i rëndë:
* Gojë shumë e thatë (duket se ‘ngjitet’ në brendësi)
* Lëkura e thatë, e rrudhur, apo e butë (veçanërisht në bark dhe krahët e sipërme dhe këmbët)
* Pasivitetit apo vigjilencë e ulur
* Përgjumje e tepruar ose çorientim
* Frymëmarrje e shpejtë si dhe e thellë
* Te foshnja nuk ka urinim për më shumë se 6-8 orë
* Te fëmija nuk ka urinim për më shumë se 8-10 orë
* Impuls të shpejtë ose të dobësuar.
Këto simptome në vijim mund të tregojnë një gjendje më të rëndë të gastroenterit, andaj kontaktoni mjekun tuaj menjëherë:
* Të vjella me forcë veçanërisht te një foshnje që i ka më pak se 3 muaj
* Nëse foshnja tuaj është nën 2 muaj dhe ka të vjella (e jo vetëm të pështira të ushqimit të tepërt)
* Të vjella pasi fëmija juaj të ketë marrë solucion elektrolitesh për afër 24 orë
* Të vjellat fillojnë përsëri posa të përpiqeni të rifilloni dietë normale fëmijës tuaj
* Vjellja fillon pas një dëmtimi të kokës
* Të vjellat janë të shoqëruara edhe me ethe (38° C temperaturë e matur në mënyrë rektale te foshnjat në moshën 6 mujore, apo më shumë se 38.3-38.9 °C te një fëmijë më të rritur)
* Të vjellat e lëngjeve me ngjyre të ndritshme-gjelbër ose të verdhë-jeshile, gjaku, ose të vjellat llum kafeje (gjakut që përzihet me acidin në stomak do të jetë në kafe dhe të duket si llum kafeje)
* Mes episodeve të të vjellave, fëmija i juaj ndjen dhimbje barku si dhe fryrje
* Vjellja është e shoqëruar me dhimbje të rëndë barku
* Fëmija juaj është i/e fjetur
* Ënjtje, skuqje, apo dhimbje në scrotum te fëmija mashkull.
Menjëherë vizitojeni mjekun nëse:
* Është i hutuar (në kllapi)
* Qafë e ngrirë ose fontanella e kokës është e fryrë
* Ka dhimbje koke
* Shenja të dehidrimit (p.sh., goja shumë e thatë, nuk ka lot dhe nuk ka urinë më shumë se 8 orë)
* Gjak në të vjellat që nuk është gjak nga hundët
* Të vjella biliare (me ngjyrë të ndritshme të verdhë apo të gjelbër)
* Dhimbja e barkut është e pranishme
* Dyshimi në apendiks (dhimbje në bark në anën e poshtme të djathtë, fëmija preferon të qëndrojë i shtrirë, etj)
* Dyshimi në diabet (pirja e tepruar e ujit, urinim i shpeshtë, humbje peshe)
* Dyshimi nga helmimi nga materie kimike të ndryshme
* Mosha nën 12 javë me të vjella 2 ose më shumë herë (përjashtim: pështymje)
* Vjell çdo gjë mbi 8 orë përkundër marrjes se lëngjeve
* Fëmija me rrezik të lartë (p.sh. ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, plagosje të barkut, plagosje në kokë).
* Sistem imunitar të dobët (HIV, kimioterapia, transplant organesh, sëmundjet kronike, etj.). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMiuccia Prada: Stili i saj i veshjes është një ekstravagancë e pastër – atë që askush nuk merr guximin, ajo e vesh
Ajo josh kudo që shkon, mjafton vetëm të heqë sytjenat
Një frazë e thjeshtë me tre fjalë mund të përmirësojë çdo marrëdhënie apo martesë
Për ju femra: Ja 15 fakte që duhet t’i dini për penisin
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Kirurgu plastik ka zbuluar se çfarë i ka bërë fytyrës Donatella Versace: “Nuk e përjashtoj mundësinë e protezës së mjekrës dhe kjo është e sigurt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pas eliminimit, Kevini bashkohen me Anën, kjo e fundit poston një fotografi interesante
Katër nga tetë policët e aksidentuar nisen për në QKUK nga Spitali i Mitrovicës
“Do të kemi probleme me rusët”, Vuçiq: SHBA do t’i vendosë sanksione Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse
FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal në shortin e Kupës së Botës
Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar
Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026