Zhgënjimi dhe ngritja në detyrë
Problemi: Posti, që kaq kohë pritët me padurim dhe për të cilën punuat kaq shumë si përfundim iu dha koleges juaj. Të ardhurat vjetore janë të njëjta, të paktën për dy vitet e fundit dhe ëndrrat që keni bërë nuk mund t’iu realizohet.
Zgjidhja: Në duart tuaja është që të mos keni panik, nuk është se mosha ju ka kaluar dhe po ju afron pensioni dhe nuk keni asnjë mundësi. Mbi të gjitha duhet të dini se që të jeni të suksesshme duhet të kërkoni me çdo mënyrë atë që meritoni, sepse asnjë gjë nuk ju dhurohet pa këmbënguljen tuaj.
Kërkoni një takim me drejtorin e firmës ose me punëdhënësin dhe bisedoni me të për kërkesat tuaja me ton të ulët dhe tepër të sjellshëm, i kujtoni të gjitha shërbimet dhe përpjekjet që i keni për të ecur përpara.
Në qoftë se përgjigjja është negative përpiquni të mësoni nëse në të ardhmen e afërt ekziston një mundësi e tillë dhe çfarë duhet të bëni për ta realizuar.
Në qoftë se pas kësaj bisede nuk shikoni asnjë mundësi për vendin e dëshiruar, atëherë kërkoni menjëherë një vend tjetër pune me perspektivat, që ju dëshironi, transmeton Telegrafi.
Pa punë
Problemi: Ndërkohë, që ngjarjet rrjedhin si zakonisht, punëdhënësi juaj ju deklaron se do bëjë shkurtime në punë. Fatkeqësisht në listën e shkurtimeve jeni edhe ju. Ky deklarim i papritur ju vendos në një udhëkryq duke menduar se keni shpenzime dhe llogari të shumta për të paguar.
Zgjidhja: Mos e lëshoni veten. Duke menduar, që rrogën nuk e keni më, morali juaj bie dhe ju lindin një sërë problemesh që rrjedhin nga faktorët ekonomikë. Mundohuni të ngushëlloheni edhe ju dhe mos u dorëzoni.
Në fillim sigurohuni që do merrni gjithë detyrimet nga puna dhe më pas shfrytëzoni gjithë njohjet tuaja, gazetën për vende pune, etj. Përgatisni një biografi, në mënyrë cilësore, duke theksuar eksperiencën në punë. Dhe të jeni e sigurt se shumë shpejt do gjeni një vend pune. Duhet, që gjithmonë morali juaj të jetë lart. Me optimizëm dhe durim do ja arrini çdo qëllimi.
“Ndarja ndikoi në punën time”
Problemi: Ndaheni me të dashurin tuaj pas një lidhje të gjatë, pavarësisht se teorikisht e keni pranuar dhe ju këtë ndarje, përsëri nuk ndiheni mirë. Jeni vetëm dhe mendoni se si do mund të filloni nga e para. Mendime të ndryshme lodhin mendjen tuaj: “Po sikur të mos e kisha lënduar atë?”, “Po sikur lidhja e ardhshme të jetë e pasuksesshme?”, “Sikur t’i jap edhe një mundësi tjetër?”. Jeni tepër e pa përqendruar në punë dhe si rrjedhojë rendimenti juaj është tepër i ulët.
Zgjidhja: Mbi të gjitha qetësohuni. Mundohuni t’i bëni tërheqëse veprimtaritë e tjera të jetës dhe hiqeni mendjen nga ato, që ndodhën. Në punë përkundrazi tregohuni më aktive. Mundohuni t’i jepni një ton më rinor veshjes dhe tualetit tuaj. Më aktive në shoqëritë tuaja. Mos u ndruani. Është koha t’i telefononi miqve të vjetër. Një udhëtim i shkurtër do ishte tepër i domosdoshëm dhe do t’ju çlodhte shumë.
Me parullën “Jeto çdo ditë si të ishte dita e fundit e jetës” hidhni poshtë depresioni, stresin dhe mendo se jeta të përket vetëm ty dhe ti e drejton atë vetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre