LAJMI I FUNDIT:

“Ngjyra juaj e lëkurës nuk mund ta përcaktojë se kush jeni ju në të vërtetë”, reagimi i vëllait të George Floyd

“Ngjyra juaj e lëkurës nuk mund ta përcaktojë se kush jeni ju në të vërtetë”, reagimi i vëllait të George Floyd

Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin, u dënua me 22 vjet e pesë muaj burg për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

Pas këtij vendimi ka pasur reagime të ndryshme, përfshirë edhe nga vëllai i Floyd, Philonise, i cili bëri disa komente jashtë gjykatës.


Philonise Floyd ka falënderuar aktivistët në të gjithë botën – nga Japonia në Gjermani – për tubimin dhe protestat kundër racizmit pas vdekjes së vëllait të tij, në maj të vitit 2020.

“Ngjyra juaj e lëkurës nuk duhet ta përcaktojë se kush jeni”, ka deklaruar Philonise.

“Tani kam shumë emocione që kalojnë nëpër kokën time”, thotë ai.

“Jetën, ju nuk mund ta riktheni”, deklaroi mes tjerash vëllai i George Floyd.

George Floyd, 48-vjeçar, vdiq pasi Chauvin ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, jashtë një dyqani, ku ai kishte blerë cigare.

Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Chauvin, 45-vjeçar, u dënua për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza të tjera, muajin e kaluar. Gjatë gjykimit të tij, avokati i tij e përshkroi vrasjen “si një gabim të bërë me mirëbesim”.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 30 vjet burg.

Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen veçmas për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Evropa
Kalo në kategori