LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme në Kosovë me valë të nxehtit afrikan

Java e ardhshme në Kosovë me valë të nxehtit afrikan

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil, shumë i ngrohtë, por me shtrëngata me shi. Kurse javën e ardhshme do të ketë valë të nxehtit me temperatura edhe mbi 35C.

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather ditëve të fundjavës, megjithëse mbetet mot shumë i ngrohtë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.


Ditën e shtunë më të shpërndara, e ditën e diel më shumë në formë të rrebesheve më të izoluara me bubullima.

:Nga dita e hënë, e gjatë javës së ardhshme një valë e të nxehtit afrikan fillon të shtrihet mbi vendin tonë, që sjell temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë kohore.  Ditën e hënë orëve të pasdites, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intensive, ndërsa nga dita e martë parashihet mot më i qëndrueshëm e kryesisht me diell”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Indeksi i cilësisë së ajrit, në ditët e fundjavës do të jetë në vlera të pranueshme.  Nga e hëna pritet shtrirje edhe e pluhurit saharian, që rritë koncentrimet e grimcave PM10, e më pas indeksi vende-vende mund të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesditës.

Temperaturat në rritje, me vlera jashtëzakonisht të larta gjatë javës së ardhshme.  Minimalet luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 26C në fundjavë, rriten në 30C ditën e hënë, e deri të mërkurën edhe në 36C.

Era do të fryj me mesatare dhe mesatarisht e fuqishme në fundjavë nga veriu 5-14m/s, e javën e ardhshme lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies ditëve të fundjavës, më pas gradualisht në rritje, njofton Prishtina Weather. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori