Katër propozime, por asnjë dakordim në takimin e parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit serb Aleksander Vuçiq në Bruksel.
Njëri prej propozimeve të kryeministrit Kurti qe për largim të Veljko Odaloviqit, nga pozita e kryesuesit për persona te pagjetur prej delegacionit serb.
Lidhur me këtë, për Klan Kosovën ka dhënë një vlerësim përfaqësuesi i familjeve kosovare të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, i cili tha se nëse kryeministri Albin Kurti ka argumente se Veljko Odaloviq duhet larguar nga funksioni i tij, kjo duhet mirëpritur.
”Ne familjarët kemi thënë se edhe me dreqin e dreqit duhet biseduar për personat e pagjetur por edhe në qoftë Kasapi i Ballkanit, që ka qenë tmerr i Kosovës, edhe me të duhet të bëhet bisedë për personat e pagjetur për shkak se ata dinë dhe me ata duhet të ulesh të bisedohet”.
”Nëse Veljko Odaloviq din për personat e pagjetur plotë 21 vjet dhe nuk ka marrë asnjë politikanë asgjë ndaj tij, atëherë ka ardh koha t’i thotë dikush të largohet nga ky funksion se ti je ai që ke bërë”.
”Unë i kam thënë shpesh herë se ”ti i di të gjitha sepse ke qenë njësiti gjatë luftës për pastrimin e terrenit”, dhe duke qenë se ke pastru terrenet, e ke ditë edhe për trupat të cilët sot ne i kërkojmë”.
Është zotuar dhe ka thënë se ”nuk kam hasur në trupa” dhe ”nuk mund të them për asnjë varr masiv se e di ku është pa pasur dëshmitar”. Ai është zotuar disa herë, mirëpo nëse argumentet janë nga Albin Kurti, atëherë është e mirëseardhur dhe duhet që të largohet e t’i thuhet atij ”ti zotni nuk e ke vendin këtu” ”.
”Çka kam me propozu unë kryeministrit tonë [Albin Kurtit]?.Nëse flasin për të pagjeturit, e lutim që duhet të jetë një familjar që del para të gjithë familjarëve dhe ua sqaron në mënyrë më të detajuar atë çka e flasim ne familjarët mes veti, por jo çka e flasin politikanët”, tha Qerkini.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë