LAJMI I FUNDIT:

Formacionin me më të mirët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 – vetëm një lojtar i Chelseat

Formacionin me më të mirët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 – vetëm një lojtar i Chelseat

Sezoni i Ligës së Kampionëve përfundoi të shtunën e 29 majit, me dy klubet angleze si, Manchester City dhe Chelsea që u takuan në finale.

The Blues triumfuan 1-0 ndaj Citizens në Estadio do Dragao në Portugali me golin e vetëm të realizuar nga Kai Havertz.

Me Chelsean që mori trofeun në duar, WhoScored ka mbledhur vlerësimet e lojtarëve që kishin paraqitjet më të mira në garën më të madhe për Klube në Evropë, duke përpiluar një formacion.


Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t'i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat
Lexo po ashtu Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t'i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat

Portier: Edouard Mendy (Chelsea) – 7.11

Mendy pësoi vetëm tre gola dhe mbajti nëntë gola të paprekura në 12 ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve.

Edouard Mendy fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Edouard Mendy won the Champions League with Chelsea

Mbrojtës i djathtë: Juan Cuadrado (Juventus) – 7.94

Mbrojtësi i Juventusit regjistroi gjashtë asistime nga po aq ndeshje.

Mbrojtës qendror: Cristiano Romero (Atalanta) – 7.67

Romero ishte një shkëmb te Atalanta që arriti deri në 1/8 e finales.

Mbrojtës qendror: Niklas Sule (Bayern) – 7.27

Sule shënoi një herë dhe ndihmoi Bayernin të mbante dy porta të paprekuar para se të eliminohej nga Paris Saint-Germain në çerekfinale.

Mbrojtës i majtë: Alex Sandro (Juventus) – 7.60

Juventus u eliminua në 1/8 e finales, por të dy mbrojtësit e tyre startues e bëjnë statistikën më të mirë në këtë formacion.

Sulmues krahu në të majtë: Neymar (PSG) – 7.64

Neymar ishte tre herë lojtari i ndeshjes nga WhoScored në nëntë ndeshjet e tij.

Mesfushor: Joshua Kimmich (Bayern) – 7.95

Kimmich kontribuoi në pesë gola (një gol, katër asistime) në shtatë ndeshje.

Mesfushor: Kevin De Bruyne (Man City) – 7.55

Fatkeqësisht De Bruyne u detyrua të largohej shkaku i një lëndimi në finale. Por, paraqitjet e tij ishin mbresëlënëse.

Sulmues krahu në të djathtë: Kylian Mbappe (PSG) – 7.75

Mbappe qëlloi rrjetën tetë herë, ndërsa regjistroi gjithashtu tre asistime.

Sulmues qendror: Lionel Messi (Barcelona) – 8.51

Ishte një edicion zhgënjyes për Barcelonën, e cila u eliminua në 1/8 e finales. Messi bëri gjithçka që mundi me shtatë gola në gjashtë ndeshje.

Sulmues kryesor: Erling Haaland (Dortmund) – 7.97

Haaland ishte dominues në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar dhjetë herë ndërsa Dortmund u eliminua në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori