Anëtarët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.
Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen që do të mbahet nesër nga ora 12:00 nga Kryesia e Kuvendit, do jetë edhe kërkesa për interpelancë për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që kanë shkelur masat anti-COVID-19.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se përmes një peticioni i cili tashmë ka marrë mbi 5 mijë nënshkrime, sapo të arrihen 10 mijë persona pro peticionit, ky i fundit do të dërgohet në Kuvend.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,
5. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,
8. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë