LAJMI I FUNDIT:

Virgil van Dijk e pranon se tenton ta kopjojë legjendën e tenisit, Roger Federer

Virgil van Dijk e pranon se tenton ta kopjojë legjendën e tenisit, Roger Federer

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka zbuluar se ai përpiqet të kopjojë legjendën e tenisit Roger Federer në qasjen e tij për të mbrojtur.

Holandezi, i cili arriti në Anfield për 75 milionë euro në janar të vitit 2018, u lëndua në muajin tetor të vitit të kaluar, duke humbur kështu sezonin.


Para përplasjes së tij me portierin e Evertonut, Jordan Pickford, mbrojtësi kishte fituar vlerësime personale nga UEFA, Liga Premier dhe PFA për aftësitë mbrojtëse të tij.

Dhe 29-vjeçari ka zbuluar se ai përpiqet të imitojë një tjetër legjendë sportive kur është në fushë.

Duke folur për  ‘Thou Sall Not Pass: Anatomia e Qendrës së Futbollit’ nga Leo Moynihan, ylli i Reds tha: “Disa njerëz sugjerojnë që ta bëj lojën të lehtë, por më besoni, çdo lojë është shumë e vështirë”.

“Ne luajmë kundër sulmuesve të klasit botëror, sulmuesve shumë fizikë dhe kurrë nuk jam duke menduar se kjo është e lehtë. Ndoshta, dua që kundërshtari im të mendojë se jam duke menduar ashtu”.

“Shikoni Roger Federer. Nëse e shihni duke luajtur tenis, mendoni se nuk djersit. Mendërisht, kjo duhet të jetë kaq e vështirë për kundërshtarin e tij, i cili do të mendojë se nuk po përpiqet”, ka shtuar më tej ai.

Ylli zviceran i tenisit ka fituar 20 tituj gjatë karrierës së tij të shquar, një rekord i përbashkët i të gjitha kohërave me rivalin Rafael Nadal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori