LAJMI I FUNDIT:

A ka gjasa që Real Madrid, Juventus dhe Barcelona të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve? Pesë gjëra që duhet t’i dini për të kuptuar se çfarë po ndodh

A ka gjasa që Real Madrid, Juventus dhe Barcelona të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve? Pesë gjëra që duhet t’i dini për të kuptuar se çfarë po ndodh

UEFA i ka pranuar dhe ri integruar sërish nëntë nga 12 klubet që ishin themeluese të Superligës Evropiane, por ka ende kërcënime për tre prej tyre që vazhdojnë të heqin dorë.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë të gjithë teknikisht ende anëtarë të Superligës, ndërsa nëntë klubet e tjera që janë distancuar nga kjo garë.

Pra, tani çfarë? Cilat janë pyetjet kryesore që duhet kuptuar në situatën e tanishme.


1. A mund të përjashtohen Real Madrid, Barcelona dhe Juventus prej Ligës së Kampionëve?

Me pak fjalë, po. Megjithëse duket e vështirë të imagjinohet. Është e mundur që ata të përjashtohen nga gara për edicionin 2021/22 dhe UEFA do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar që kjo të ndodhë.

UEFA do të dëshironte që të tre klubet të nënshkruajnë të njëjtin dokument me të cilin nëntë klubet e tjera kanë rënë dakord, por kjo nuk do të arrihet lehtë.

Janë mbajtur takime për të gjetur një zgjidhje, por në fund u dërgua një letër e formuluar fort dhe me sanksione për tre klubet e përmendura.

2. Mirupafshim Superligë

Sipas UEFA-s dhe nëntë nga 12 klubet rebele, Superliga tashmë është shuar dhe ata besojnë se kjo reflektohet edhe në kontratat që këto klube kanë nënshkruar.

Por jo të gjithë e shohin atë në të njëjtën mënyrë dhe anëtarët e tjerë themelues mund të vijnë në kërkesë për dëmshpërblim. Kjo, sidoqoftë, ka pak të bëjë nëse ndodh përjashtimi nga UEFA.

3. Problemi i të drejtave televizive

Kërcënimet e UEFA-s për të mbajtur tre klubet jashtë garave evropiane janë reale. Nëntë klubet e tjera do t’u japin të tjerëve pesë për qind të të ardhurave të tyre televizive.

Vlera e të drejtave televizive do të binte dukshëm me përjashtimin e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës.

Realiteti është se tregu spanjoll do të humbte më së shumti. Movistar mund të kërkojë kompensim nga Real Madridi dhe Barcelona, pasi ata mund të pretendojnë se humbjet e pësuara janë përgjegjësi dyshes së madhe spanjolle.

4. Dyshimet e Barcelonës

Bashkimi midis tre klubeve të mbetura të Superligës duket i pathyeshëm dhe nuk është aspak rastësi.

Barcelona po bën gjithçka që munden për të ulur shpenzimet e tyre dhe për të ekuilibruar librat, duke dashur gjithashtu të rinegociojnë me Lionel Messin.

UEFA tani është në pozitë të mirë dhe dëshiron t’i paralajmërojë klubet e mbetura që gjendja e tyre financiare mund të jetë edhe më e rëndë.

5. Shumë yje jashtë Ligës së Kampionëve?

Nëse nuk mund të gjendet ndonjë marrëveshje, atëherë Real Madrid, Juventus dhe Barcelona do të lihen jashtë.

Kjo, veçanërisht pas krizës së sjellë nga pandemia, do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për financat e tyre.

Por emrat kryesorë të këtij sporti, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të mbeteshin jashtë. Po ashtu flitet për një kthim të Neymar te Barcelona dhe kalimin e Kylian Mbappe te Real Madridi.

Këta emra, por edhe shumë të tjerë që janë yje të futbollit dhe luajnë për këto klube, do të ishin mungesë e madhe për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori