LAJMI I FUNDIT:

Nishani i zhgënjyer nga humbja: Basha të japë dorëheqjen

Nishani i zhgënjyer nga humbja: Basha të japë dorëheqjen

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit një dështim.

Dëshpërimi dhe zhgënjimi i atyre që mbështesin opozitën është për shkak se ndryshimi i shumë pritur nuk erdhi dhe sipas Nishanit, “qeverisja e korruptuar” e Edi Ramës do të vijojë edhe për katër vite të tjera.


Ndërkaq, ish-presidenti i la gjithë përgjegjësinë e humbjes, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës duke theksuar se ai nuk është përfaqësues i demokratëve të vërtetë.

Basha nuk pranon humbjen, pretendon për parregullsi të rënda në zgjedhje
Lexo po ashtu Basha nuk pranon humbjen, pretendon për parregullsi të rënda në zgjedhje

“Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson pak nga pak. Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi të mbajë peng Shtëpinë e Lirisë, në interes të pushtetit të tij personal! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh,” – u shpreh Nishani.

Me thirrjen që teksa Edi Rama “mban peng” Shqipërinë, Lulzim Basha të mos mbajë peng Partinë Demokratike, ish-presidenti Nishani solli në vëmendje se PD-ja nuk është pronë personale e asnjë njeriu.