LAJMI I FUNDIT:

Basha nuk pranon humbjen, pretendon për parregullsi të rënda në zgjedhje

Basha nuk pranon humbjen, pretendon për parregullsi të rënda në zgjedhje

Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk do të dorëzohet kurrë, pasi sipas tij, nëse kjo ndodhë, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi.

Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se do të vijojë betejën dhe do ta çojë atë deri në fitore.


“Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi, dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’iu falënderoj të gjithëve iu shqiptarë, anëtarët tanë dhe ekipin tonë të mrekullueshëm, aleatët tanë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.

Ju premtoj sot se ne nuk do t’iu zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju, për qindra e mijëra qytetarë që votuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë e fort. Kjo është përgjegjësia ime, detyrimi që kam para jush, para shqiptarëve, e para Shqipërisë.

Rama jep një mesazh për Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet
Lexo po ashtu Rama jep një mesazh për Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet

Nata që ka rënë sonte, do davaritet, dielli do të ngrihet sërish nesër mbi horizont, dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit që ne gjithë bashkë sollëm anembanë vendit është kudo. Ne do të luftojmë çdo ditë, çdo natë, çdo orë e çast për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

​PD nuk pranon humbjen, letër KQZ-së: Kemi grumbulluar të dhëna për parregullsi të rënda

Sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Ivi Kaso i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për parregullsitë e regjistruara gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Për këtë arsye, Ivi Kaso i kërkon KQZ t’i verë në dispozicion kamerat në qendrat e votimit dhe KZAZ të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik dhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik dhe listës së zgjedhësve.

Sipas rezultateve të fundit, Partisë Socialiste e Edi Ramës ka dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar 74 mandate në Kuvendin prej 140 ulësesh, pasuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës me 59 mandate.

Në fjalën e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e djeshme, kryetari i PS-së, njëherësh kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që të pranojë humbjen.