Ballkani nuk ia del sërish në penallti, mposhtet nga Bohemians dhe eliminohet nga garat evropiane
Njësoi si vitin e kaluar, Ballkani sërish është përshëndetur me garat evropiane pas humbjes në penallti. Këtë herë ndaj skuadrës irlandeze Bohemians.
“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në kohën e rregullt, por një gol i vonshëm ndikoi që rezultati të bëhet 3-2 dhe të shkojë në vazhdime, e pastaj në 11-metërsh.
Valentin Serebe e hapi serinë e golave për të shënuar pas vetëm 10 minutave lojë.
Megjithatë, mysafirët u rikthyen përmes James-Taylor që ishte i saktë nga pika e bardhë (20’).
Ballkani ishte fantastike në fillimin e pjesës së dytë, ku Giovanni shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe për ta rikthyer epërsinë (50’).
Vetëm tetë minuta më vonë, Serebe dhuroi një tjetër asistim – këtë herë te Toni Domgjoni për ta bërë rezultatin në 3-1 (58’).
Kur mendohej se Ballkani siguroi avancimin, mysafirët u rikthyen në lojë përmes Hickey që shënoi nga afërsia dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime (88’).
As në dy pjesët nga 15 minuta nuk kishte gol kësisoj u nevojiten nga penalltia, ku Bajram Jashanica rezultoi të jetë fytyra tragjike.
Vetëm Jashanica dështoi ta dërgonte topin në rrjetë, me mysafirët që ishin të pagabueshëm për të realizuar pesë sosh./Telegrafi/


































