Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se druan që kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve.
“Kryeministri e ka legjitimitetin e plotë për t’i hyrë ideve shumë të guximshme. Unë frikësohem se nuk e ka guximin ta bëjë këtë. E ka atë legjitimet që të propozojë të futet edhe në procese, por ai e ka refuzuar ri përcaktimin e kufijve, asociacionin”, tha Murati në Kanal 10.
Ai ka thënë se ideja e VV për bashkim me Shqipërinë është populiste kur nuk e tregojnë se si do të bëhet.
“Çdo ide është populiste kur nuk e tregon rrugën. Ajo do të vije pasi t’i zgjidhë proceset me Serbinë”, shtoi ai.
Ai po ashtu ka thënë se ideja e ri përcaktimit të kufijve është e fuqive të mëdha dhe se Sllovenia vetëm është përdorur nga ta për ta matur opinionin.
“Në radhë të parë unë i kam parë këto si produkt i përpjekjeve për të testuar zgjidhje të tjera, në raport me zgjidhjet ekzistuese në Ballkan duke qenë që pak a shumë zgjidhjet të cilat tash e disa dekada janë promovuar në Ballkanin Perëndimor nuk është se e kanë sjellë paqen. E kanë sjellë një stabilitet të brishtë, por për shkak të zgjidhjeve ta themi jo funksional e kanë bllokuar ecjen e Ballkanit perëndimor drejt BE, sidomos situate në BeH që burojnë prej marrëveshjes së Dejtonit që janë të ingranuara në kushtetutën e tyre e deri tek zgjidhjet për Kosovën e sidomos raporti Kosovë – Serbi. Peng i këtij raporti të dy vendet kanë probleme në aspektin e integrimit. Nuk mendoj që kjo është e paqëllimshme. Nuk mendoj që është produkt i politikës sllovene. Kjo është një mënyrë që është shfrytëzuar Sllovenia që të testohet opinioni”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare