LAJMI I FUNDIT:

Trajçe: Prej 23 marsit jam në udhëtim zyrtar në EBA, droga e kapur s’ka të bëjë me Zaevin

Trajçe: Prej 23 marsit jam në udhëtim zyrtar në EBA, droga e kapur s’ka të bëjë me Zaevin

Trajçe Zaevi i është përgjigjur akuzave të partisë politike, OBRM-PDUKM në lidhje me drogën e kapur në Maqedoni.

Të njëjtat i sheh, si “përpjekje për të njollosur emrin e tij dhe emrin e kompanisë në pronësi të familjes Zaevi”.

Ndërkaq demanton, se kombi që përmendet në aksionin anti-drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në pronësi të kompanisë së familjes Zaevi.


“Kombi që përmendet në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevëve. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është i punësuar në kompaninë Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar prej 23 marsit në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zgjerimit të punës së kompanive tona, hapjes së tregjeve të reja për prodhimet tona vendore dhe arritje të partneriteteve të reja për bashkëpunim”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”.

OBRM-PDUKM: A është Trajçe Zaev në Maqedoni apo është arratisur në Dubai?
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: A është Trajçe Zaev në Maqedoni apo është arratisur në Dubai?