Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” ka fituar vëmendjen e mediave kudo në botë, duke i dhënë edhe peshë politike, marrë parasysh faktin se Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet. Por, në një intervistë për të përditshmen e njohur italiane “Tutto Sport”, presidenti Agim Ademi është shprehur këmbëngulës për të mos e ngatërruar sportin me politikën.
Tutto Sport: Si jeni ndje kur keni lexuar fjalinë “Territori i Kosovës” në një ‘twitt’ të Federatës spanjolle?
Ademi: Unë gjithmonë përpiqem të mos e ngatërroj sportin me politikën, por nuk mund të lejoj që askush të nënçmojë atë çfarë jemi në të vërtetë, sepse kjo nuk lëndon vetëm ndjenjat e mia por ato të një kombi të tërë. Kosova është një vend i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës dhe si i tillë edhe nga UEFA dhe FIFA dhe besoj se nuk duhet të ndikohemi nga qasjet e autoriteteve shtetërore sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim të luanim.
Tutto Sport: Ishte e qartë që në fillim se pa himn dhe flamur Kosova nuk do të luante në Spanjë?
Ademi: Sigurisht, ne reaguam menjëherë dhe për fat të mirë Spanja dhe UEFA menjëherë e bënë të qartë se ndeshja do të zhvillohej në përputhje me protokollin e FIFA-s.
Tutto Sport: Për Kosovën të ketë një ekip kombëtar të aftë për të garuar në nivelet më të larta padyshim është një gjë e rëndësishme…
Ademi: Absolutisht. Përfaqësimi i vendit tonë në këto nivele është një krenari por edhe një përgjegjësi.
Tutto Sport: Ndeshja e parë zyrtare e Kosovës daton në vitin 2016 në Finlandë, derisa ndeshja më e mirë kundër Anglisë në vitin 2019, që përfundoi 5:3…
Ademi: Vendi ynë ka kaluar nëpër shumë peripeci të dhimbshme, prandaj secila ndeshje që kemi zhvilluar si Kombëtare e ka pasur rëndësinë e saj. Ndeshja kundër Finlandës ishte e para për ne që ishim pjesë e kualifikimeve dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë atë, sepse kur kishte vetëm disa orë deri në fillimin e ndeshjes, trajneri ynë i atëhershëm Albert Bunjaki nuk e dinte ende se cilët lojtarë do të merrnin dritën e gjelbër nga FIFA për të luajtur. Sa i përket ndeshjes kundër Anglisë, ishte me të vërtetë një ndjesi e papërshkrueshme: të luash kundër vendit që shpiku futbollin dhe të merrje epërsinë në shtëpinë e tyre ishte një krenari, një ndjesi që është e vështirë të përshkruhet.
Tutto Sport: A është play-off-i për Kupën e Botës objektiv apo ëndrra juaj?
Ademi: Në një grup me Spanjën, Suedinë por edhe Greqinë që synojnë play-off-in më shumë është një ëndërr se sa objektiv, por ëndrrat e lojtarëve tanë dhe tifozëve Dardanët janë shumë të mëdha.
Tutto Sport: A është e mundur që të ndahet qartë sporti nga politika?
Ademi: Fatkeqësisht, ende nuk është arritur kjo, veçanërisht në Ballkan dhe ne e kemi vuajtur më shumë se kushdo tjetër. Vendi ynë e fitoi pavarësinë në vitin 2008, por u detyrua të thyejë shumë pengesa të tjera për t’u anëtarësuar në UEFA dhe FIFA vetëm në vitin 2016. Gjatë atyre tetë viteve, shumë prej talenteve tona nuk patën mundësi për t’i treguar vlerat e tyre.
Tutto Sport: Sa është i nevojshëm futbolli për të dalë më shpejt nga rrënojat e luftës?
Ademi: Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, së bashku me arsimin përfaqësuan në forma të ndryshme rezistencën e kombit tonë ndaj Serbisë gjatë periudhës së okupimit që zgjati nga 1990 deri në 1999.
Tutto Sport: Shaqiri, Xhaka, Januzaj, Mehmedi, Behrami: Krenari apo keqardhje?
Ademi: Të dyja. Krenari sepse ata kurrë nuk e kanë fshehur origjinën e tyre dhe gjithmonë kanë promovuar kauzën tonë, derisa keqardhje për faktin që ata nuk kanë mundur të luajnë për Kosovën.
Tutto Sport: Çfarë po bëni për të mos i humbur talentet e tjera?
Ademi: Ne punojmë vazhdimisht por nuk është e lehtë sepse ka shumë talente që luajnë në ekipet kombëtare të të rinjve të vendeve të tjera. Dhe sigurisht fakti që kanë mundësinë për të zgjedhur gjithashtu Shqipërinë i bën gjërat edhe më të vështira.
Tutto Sport: Sa kohë do të duhet për të parë Kombëtaren e Serbisë në Prishtinë dhe atë të Kosovës në Beograd?
Ademi: Unë mund të garantoj që organizimi i një ndeshje të tillë hipotetike në Prishtinë do të ishte në përputhje me standardet më të larta. Nuk di çfarë të them për ndeshjen eventuale në Beograd, sepse aspekti politik është gjithmonë i pranishëm në Ballkan, siç e kemi e parë gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit
Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit