Kosova ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat 0-3, në një ndeshje që suedezët edominuan nga fillimi deri në fundin e saj.
Një ndeshje që pritej paraqitje më e mirë nga Dardanët, por gabimet na kushtuan me tre gola të pësuar që mbetëm edhe pa pikë nga kjo ndeshje.
Si gjithmonë, redaksia e Sportit në Telegrafi.com nxjerr prapaskenat nga ndeshjet e Kosovës.
Shumë gjëra interesante që nuk u panë në transmetim të drejtpërdrejtë ndodhën edhe në fushën e stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Dardanët nderuan tifozin e ndjerë Berat Rexha
Një baner gjigant ishte vendosur prapa golave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga tifozët e Kosovës, Dardanët. Tifozëria e zjarrtë kosovare kujtuan tifozin tanimë të ndjerë Berat Rexha, që jetonte në Skoci dhe kishte ndërruar jetë në fillim të muajit mars të këtij viti.
Valon Berisha nuk e mori mundin të vijë në stadium për Kosovën
Valon Berisha e ka humbur ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë për shkak të një lëndimi të pësuar. Gjithsesi mesfushori kosovar nuk mori mundin që të vijë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për t’i përkrahur nga afër bashkëlojtarët në një ndeshje të rëndësishme dhe qëndroi në hotel për ta parë takimin nga televizioni. Të drejtë loje nuk kishte as Ibrahim Dresevic, por për dallim nga Berisha, qendërmbrojtësi ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për t’i përkrahur nga afër bashkëlojtarët.
Hadergjonaj i reagon gjyqtarit për ndëshkimin e Muriqit: Ishte ndërhyrja e njëjtë
Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë, pasi e goditi me brryl mbrojtësin Helander. Por reagimi i Hadergjonajt ndaj gjyqtarit ishte se ai gaboi pasi vetëm dy minuta më parë qendërmbrojtësi suedez bëri një ndërhyrje të njëjtë ndaj Muriqit dhe gjyqtari nuk e ndëshkoi.
Dueli i më të gjatit në fushë me më të shkurtërin, i takoi Halimit
Njëri nga momentet më interesante në ndeshje ishte në minutën e 11-të të sfidës, kur Besar Halimi si më i shkurtëri në fushë ishte përballë Zlatan Ibrahimovicit që ishte më i gjati. Halimi është 1,69 derisa Zlatan Ibrahimovic 1,95 centimetra i gjatë. Gjithsesi Halimi e fitoi duelin, por që gjyqtarët gabimisht i dhanë rivënien anësore Suedisë e cila pastaj shënoi gol në aksionin vijues. Gjithsesi dyshja patën edhe disa duele që shkaktonte të qeshura pasi dukej interesant një duel i tillë mes më të gjatit dhe më të shkurtit.
Ndëshkimi i Hadergjonajt me të verdhë, protestoi për rivënie anësore
Florent Hadergjonaj është ndëshkuar me karton të verdhë menjëherë pasi Suedia shënoi golin e parë. Mbrojtësi anësor protestoi ashpër te gjyqtari së bashku me Halimin e Vojvodën për një rivënie anësore që gjyqtarët ia dhanë gabimisht Suedisë pas duelit të fituar të Besarit ndaj Zlatan Ibrahimovicit. Gjithsesi gjyqtari nuk ndryshoi mendje dhe vetëm sa ndëshkoi Hadergjonajn me të verdhë për shkak të protestave.
Të gjithë në këmbë për golin e dytë, por Isak nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët
Ishte minuta e 17-të e ndeshjes kur Aleksander Isak pati një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë e suedezëve. Sulmuesi shtatlartë kaloi edhe portierin Samir Ujkani, por që në fund gjuajti mbi portë. Gjithsesi të gjithë pjestarët e federatës suedeze u ngritën në këmbë për ta festuar golin, por u ulën të dëshpëruar pas gabimi të Isak.
Kololli i nervozuar tej mase me Alitin: Gjuje këtu topin
Një moment aspak i mirë ishte në minutën e 54-të të ndeshjes me protagonist dy futbollistët tanë që luajnë te Zurichu, Benjamin Kololli e Fidan Aliti. Mbrojtësi qendror bëri një pasim të gabuar, derisa Kolollin e tradhtuan nervat dhe i nervozuar i bërtiti Alitit. Gjithsesi ishte kapiteni Samir Ujkani që i kërkoi dy futbollistëve të qetësohen dhe të vazhdojnë ndeshjen.
Forsberg nuk mund të ndalej, u rrëzua prapa reklamave
Emil Forsberg ishte njëri nga më të mirët te Suedia natën e mbrëmshme. Mesfushori ofensivë i RB Leipzig në minutën e 68-të deportoi bukur në zonë, por në vrapim e siper nuk mund të ndalej dhe u rrëzua prapa reklamave. Gjitsesi suedezi u ngrit shpejt dhe vazhdoi lojën pasi shpëtoi pa një lëndim të rëndë.
Të pakënaqurit e Kosovës nuk e presin fundin, shkojnë në zhveshtore duke treguar mosrespekt për shokët e skuadrës
Edon Zhegrova dhe Atdhe Nuhiu ishin dy futbollistët e pakënaqur që nuk luajtën në këtë sfidë. Zhegrova kishte dalë në nxehje që nga fillimi i pjesës së dytë, por në minutën e 77-të u rikthye në tribinë mori fanellën dhe shkoi në zhveshtore duke mos pritur fundin. Vetëm disa minuta më vonë njëjtë veproi edhe Atdhe Nuhiu. Edhe sulmuesi shtatlartë tregoi mungesë respekti për shokët e Përfaqësueses duke mos e pritur fundin dhe shkoi në zhveshtore. Gjithsesi shpresojmë që trajneri Bernard Challandes të tregojë dorën e hekurt me dy futbollistët për shkak se nuk respektuan shokët për t’i parë deri në fund të ndeshjes.
Kryeministri i pranishëm në tribuna
Në stadium i pranishëm për ta parë ndeshjen ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai shoqërohej nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku si dhe nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi. Kurti kësaj radhe nuk i solli fat Kosovës pasi Dardanët u mposhtën 0-3 nga Suedia.
Vojvoda ndërroi fanellën me Ibrahimovicin
Pas përfundimit të ndeshjes Mërgim Vojvoda arriti ta ndërroj fanellën me top sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic. Mbrojtësi i Kosovës e priti anëtarin e AC Milan deri sa e përfundoi intervistën dhe shkëmbyen fanellat.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim” – Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Zyrtare: Labinot Bajrami vazhdon kontratën me Zurich
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe