LAJMI I FUNDIT:

Besohet se 91 njerëz janë vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë, në mesin e tyre një pesëvjeçar

Besohet se 91 njerëz janë vrarë në Mianmar nga forcat e sigurisë, në mesin e tyre një pesëvjeçar

Forcat e sigurisë në Mianmar kanë vrarë të shtunën më shumë se 90 njerëz, në një nga ditët më të përgjakshme të protestave që kur ushtria mori kontrollin muajin e kaluar, thanë raportet e lajmeve si dhe dëshmitarët.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shtypja vdekjeprurëse vjen në Ditën e Forcave të Armatosura.


Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing, njëherësh udhëheqësi i juntës, tha gjatë një parade në kryeqytetin Naypyitaw për të shënuar ngjarjen se ushtria do të mbronte njerëzit si dhe do të luftonte për demokraci.

Televizioni shtetëror pati raportuar të premten që protestuesit rrezikuan të qëlloheshin në “kokë dhe nga mbrapa”.

Pavarësisht kësaj, demonstruesit kundër grusht shtetit të 1 shkurtit dolën në rrugët e Yangon, Mandaly si dhe të qyteteve të tjera.

Mianmar, kreu i puçit ushtarak zotohet të 'mbrojë demokracinë'
Lexo po ashtu Mianmar, kreu i puçit ushtarak zotohet të 'mbrojë demokracinë'

Portali i lajmeve Myanmar Now tha se 91 njerëz u vranë përreth vendit nga forcat e sigurisë.

Një djalë i raportuar nga mediet lokale që ishte pesëvjeçar ishte në mesin e të paktën 29 personave të vrarë në Mandaly. Të paktën 24 persona u vranë në Yangon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori