LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ecuria fantastike e Prishtinës, mposhtet pastër në Drenas nga Feronikeli

Përfundon ecuria fantastike e Prishtinës, mposhtet pastër në Drenas nga Feronikeli

Feronikeli i ka dhënë fund ecurisë fantastike të Prishtinës prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Skuadra e Klodian Duros ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0, duke marrë tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Ishte një ndeshje me shumë raste në pjesën e parë, por për të parë golin e parë në këtë sfidë u desh të pritej minuta e 45.


Sulmuesi Marko Simonovski përfitoi nga një devijim i mbrojtësit Bekteshi dhe realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Prishtina tentonte të gjente golin e barazimit, por ishin përsëri vendasit që shënuan.

Simonovski fitoi një penallti në minutën e 76-të të ndeshjes të cilën vet e ekzekutoi për të realizuar për 2-0.

Deri në fund, mysafirët tentuan të shënonin, por nuk ia dolën përkundër që Nikli mbeti me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Argjend Malajt.

Përkundër humbjes, Prishtina mbetet e treta në tabelë me 50 pikë, tri më pak se lideri Drita që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 31 pikë pas 25 takimeve.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta zhvilloj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballë Gjilanit, derisa Feronikeli udhëton drejtë Pejës për tu përballur me Besën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Ligat tjera
Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Bundesliga
Kalo në kategori