LAJMI I FUNDIT:

Se ishte një eliminim i turpshëm e tregon edhe nervozizmi i Nedvedit që i shqelmon reklamat rreth fushës

Se ishte një eliminim i turpshëm e tregon edhe nervozizmi i Nedvedit që i shqelmon reklamat rreth fushës

Zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved nuk ka arritur të mbajë nervozizmin e tij përbrenda pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u eliminuan nga Porto me rezultat të përgjithshëm 4-4, por me portugezët që arritën të fitonin takimin e parë 2-1, derisa shënuan edhe dy gola të tjerë si mysafir.


Cristiano Ronaldo u kritikua ashpër se si lejoi Porton të shënonte nga gjuajtja e lirë – aty edhe ku pasoi eliminimi i Juventusit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo u kritikua ashpër se si lejoi Porton të shënonte nga gjuajtja e lirë – aty edhe ku pasoi eliminimi i Juventusit

Paraqitja e kampionit në fuqi të Serie A ishte tejet e varfër dhe për këtë pasoi edhe eliminimi i tyre në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.

Nedved ishte tejet i acaruar me lojën që zhvilluan lojtarët e Juventusit, madje e shfaqi atë edhe rreth fushës.

Përmbledhje nga ‘paraqitja prej dështaku’ e Ronaldos ndaj Portos
Lexo po ashtu Përmbledhje nga ‘paraqitja prej dështaku’ e Ronaldos ndaj Portos

Legjenda çeke shihet duke shqelmuar reklamat që shfaqen afër vijave të fushës, e që me të drejtë ishte veprimi i tij.

Juventusi cilësohej si favorit absolut në këtë takim, mirëpo Porto i dha leksion skuadrës italiane se në këtë nivel të garave luhet për gjithçka. /Telegrafi/