LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Khabib Nurmagomedov zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Khabib Nurmagomedov dhe Cristiano Ronaldo janë miq të ngushtë dhe flasin çdo ditë, dhe luftëtari nga Dagestani ka zbuluar frikën më të madhe të portugezit.

Dyshja më parë janë fotografuar së bashku publikisht, por shkalla e miqësisë së tyre nuk dihej kurrë deri më tani.

Është vet Khabib, i cili ka zbuluar se kanë raporte të ngushta dhe flasin në baza ditore, teksa nuk ka hezituar të tregojë edhe diçka nga jeta personale e Ronaldos.


“Ne flasim shumë herë, pothuajse çdo ditë. Por, kur u takuam patëm një bisedë se nga e morëm motivimin tonë”, ka thënë Khabib për yllin rus të YouTube KraSava.

“Ai më tha se dëshiron që djali i tij të jetë pasardhësi i tij. Kur Cristiano ishte fëmijë, ai mund të ëndërronte vetëm të kishte një palë këpucë të thjeshta. Por djali i tij ka gjithçka”.

“Ai ka frikë se djali i tij nuk do të ndiejë të njëjtën uri, të njëjtin vullnet”.

“Njerëzit drejtohen nga ai vullnet. Ndjeni dëshirën për të arritur gjëra. Kur keni gjithçka, është e vështirë të gjesh motivimin e duhur”, përfundoi luftëtari nga Dagestani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori