Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian pritet të ndërmarrin veprime të koordinuara kundër Rusisë, për shkak të helmimit dhe ndalimit të udhëheqësit të opozitës, Aleksei Navalny.
Burimet diplomatike evropiane thanë se shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar tashmë sanksione kundër katër zyrtarëve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në Rusi, të përfshirë në ndalimin e kritikut të Kremlinit.
Dy burime në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters dhe rrjetit televiziv CNN se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të marrin masa kundër Rusisë për helmimin e Navalnyt.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk dha detaje për sanksionet e mundshme.
Sipas dy burimeve evropiane që kanë folur në kushte anonimiteti për agjencinë franceze të lajmeve AFP, emrat e individëve të shënjestruar nga BE-ja do të botohen në gazetën zyrtare të bllokut më 2 mars.
Burimet konfirmuan raportet e mëparshme se zyrtarët janë: Aleksandr Kalashnikov, administrator federal i burgjeve; Aleksandr Bastrykin, shef i Komitetit Hetues të Rusisë; Igor Krasnov, prokuror i përgjithshëm; dhe Viktor Zolotov, drejtor i Gardës Kombëtare.
Ata katër do të jenë individët e parë që do të shënjestrohen nën regjimin e ri të sanksioneve të të drejtave të njeriut të BE-së, i cili ka hyrë në fuqi në muajin dhjetor.
Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.
Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorë perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.
Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve. Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.
Rusia ka mohuar përfshirjen në helmim, por Navalny pretendon se përpjekja për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje të hënën për një hetim ndërkombëtar të rastit Navalny, duke thënë se provat tregojnë për “përfshirjen shumë të mundshme” të zyrtarëve të Qeverisë ruse.
BE-ja ka ndërmarrë disa sanksione kundër Rusisë, pas helmimit të Nalvanyt, vitin e kaluar. Por, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lënë incidentin të rrëshqasë pa veprime ndëshkuese.
Administrata e presidentit Joe Biden nuk ka thënë saktësisht se cilat masa synon t’i marrë kundër Rusisë, por ka sugjeruar se do të koordinohet me aleatët evropianë.
Në një fjalim të madh për politikën e jashtme në shkurt, Biden ka thënë se e ka paralajmëruar Putinin se ditët kur Shtetet e Bashkuara i kanë tejkaluar “veprimet agresive” të Rusisë, kanë marrë fund. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë