LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje

Ahmeti: Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve me coronavirus në vend.

Në një postim në Twitter ka përmendur tubimet gjatë fushatës zgjedhore.


Ai tha se pas asaj fushate me tubime, askush nuk ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me Covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, shkroi Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të dielën 398 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 2,996 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar një viktimë të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi.

Viktima është nga Drenasi, 39 vjeç.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 228 persona, derisa raste aktive me coronavirus janë 6,639.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66,380 persona të infektuar me coronavirus.

Prej tyre 1,572 pacientë kanë vdekur, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori