LAJMI I FUNDIT:

Tensione ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksandar Lukashenkos për bazat ushtarake në Bjellorusi

Tensione ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksandar Lukashenkos për bazat ushtarake në Bjellorusi

Bisedimet në mes Rusisë dhe Bjellorusisë për vazhdimin e kontratës, për shfrytëzimin e dy bazave ushtarake në territorin e kësaj të fundit kanë dështuar.

Kontrata e vjetër parashihte shfrytëzimin e tyre deri më 31 maj 2021, çka do thotë se pas kësaj date, Rusia duhet t’i largoj trupat e saj.


Pala Bjelloruse është shprehur se gjatë takimit të radhës të presidentëve Aleksadar Lukashenko dhe Vladimir Putin, temë do të jetë edhe vazhdimi i kontratës për shfrytëzimin e bazave, andaj deri atëherë Ushtrisë ruse do t’i shfrytëzojë këto.

Për Ushtrinë ruse posaçërisht ka rëndësi Baza e Radarëve në Vileikas, e cila shtrihet në pjesën jugperëndimore të Bjellorusisë, pra afër kufijve të shteteve perëndimore që janë pjesë e NATO-s.

Në fillim të viti, Llukashenko ka kërkuar nga Rusia një kredi të re, në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.

Pala ruse ka dyshime tek mundësitë e Bjellorusisë, që do jetë në gjendje ta kthej kredinë, andaj mos vazhdimi i kontratës për shfrytëzimin e dy bazave ushtarake është pjesë e strategjisë së Llukashenkos, që do ta shfrytëzojë si kartë gjatë negociatave për kredi.

Llukashenko e kishte kushtëzuar Rusinë edhe në fillim të vitit të kaluar, me qëllim që të përfitonte çmime me të lira për naftën dhe gazin rusë.

Rusia për ta transportuar një pjesë të naftës dhe gazit të saj në tregun evropian shfrytëzon territorin e Bjellorusisë, duke i rritur njëanshëm tarifat e transitit të naftës dhe gazit rus nëpër territorin e saj me 6 për qind.

Kjo kishte ndodhur ne një kohë kur Rusia po përballet me rënie të shitjes dhe ulje të çmimeve të naftës dhe gazit, si dhe problemeve që i ka me gazsjellësit që kalonin nëpër territorin e Ukrainë, andaj nuk i konvenonte edhe një problemet me gazsjellësit që kalojnë nëpër Bjellorusi. Andaj pala ruse kishte pranuar kërkesën e Bjellorusisë dhe ishte detyruar t’i ulte çmimet.

Mënyra se si negociojnë diktatorët e nivelit të Putin dhe Llukashenko tregon më së miri për sinqeritetin e tyre ndaj partnerëve, kjo mënyrë e negocimit është trashëguar nga epoka e komunizmit, kur BRSS i kontrollonte dhe eksploatonte shtetet anëtare të Paktit të Varshavës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori