LAJMI I FUNDIT:

Nuk arriti të kalojë rrugën me gjashtë korsi për shkak të rrethojave mbrojtëse, koala shkakton aksident mes pesë veturave

Nuk arriti të kalojë rrugën me gjashtë korsi për shkak të rrethojave mbrojtëse, koala shkakton aksident mes pesë veturave

Një koala që ka shkaktuar aksidentin masiv të pesë veturave derisa po tentonte te kalonte rrugën me gjashtë korsi në Adelaide të Australisë, është shpëtuar.

Në një aksident trafiku kanë pësuar lëndime të lehta trupore disa persona. E Nadia, gruaja që e shpëtoi koalan, ka thënë se kishte dalë nga vetura për ta kuptuar se çfarë e kishte shkaktuar një tollovi të tillë, transmeton Telegrafi.


Ajo pa kafshën që për shkak të rrethojës mbrojtëse mes korsive nuk kishte mundur të vazhdoj tutje. Kështu vendosi pallton e saj mbi të për ta kapur.

“Koala nuk është lënduar”, ka thënë një anëtar i shpëtimit që kafshën e futi në bagazh dhe e dërgoi në një pompë të derivateve për t’ia dorëzuar një ekipi tjetër.

Ndërkohë, koala ka arritur të ngritet nga bagazhi i veturës dhe të ulet prapa timonit. Mediat australiane raportojnë se koala më vonë është liruar në një terren që është i përshtatshëm për të. /Telegrafi/