Një grua thotë se mbeti e hutuar kur pa se një grup turistësh nga SHBA-ja u gjenden në kopshtin e saj në Glasgow, Skoci.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lanna Tolland ishte shtrirë në divanin e saj kur ata përfunduan te porta e saj, e duke ia bërë me dorë.

Ajo hapi dritaren e saj dhe ata i thanë se stërgjyshërit e tyre kishin jetuar aty.

“Nuk mund ta besoj. Isha e shtrirë në divan dhe shoh tetë njerëz që nuk i njoh tek dera dhe duke ma bërë me dorë”, Lanna shkroi në Twitter.

Ata i thanë se stërgjyshërit dikur e zotëronin atë shtëpi dhe e pyetën nëse mund t’ia hedhnin një sy përreth. /Telegrafi/