Arrestimi dhe dënimi i opozitarit rus Alexei Navalny e ka vënë nën presion nga jashtë dhe brenda qeverinë gjermane. Aleatë perëndimorë dhe opinionistë vendas kërkojnë bllokimin e gazsjellësit rus “Nord Stream II”.
Gazsjellësi ka kohë që është bërë një çështje politike. Kundërshtarët kryesorë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Franca dhe vende të tjera perëndimore kërkojnë bllokimin e projektit, edhe pse secili ka arsyet e veta. Ndërkohë edhe opinioni i brendshëm po e rrit trysninë mbi qeverinë gjermane që të ndryshojë pozicion.
Arsyeja për kërkesën franceze për një ngrirje të projektit është arrestimi i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe arrestimi i mijëra mbështetësve të tij gjatë protestave të ditëve të fundit në Rusi.
Navalny u dënua të martën me 3.5 vjet burg, në një gjyq tepër të diskutuar. Sanksionet e deritanishme të Bashkimit Evropian nuk mjaftojnë, kishte argumentuar më parë sekretari francez për Evropën, Clément Beaune.
Vetë Franca është e përfshirë në financimin e tubacionit të parë “Nord Stream II” me rreth 950 milionë euro përmes kompanisë energjetike publike Engie. Por ajo vetë është shumë më pak e varur nga gazi natyror sesa Gjermania. Franca mbulon rreth 70 për qind të nevojave të saj për energji elektrike nga energjia bërthamore.
Çfarë roli luan SHBA?
“Nord Stream II” ishte një nga pikat e shumta të mosmarrëveshjeve mes administratës së ish-presidentit Donald Trump dhe qeverisë gjermane. Por në këtë çështje dhe presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden është në linjën e Trumpit. Ky i fundit kishte vendosur sanksione për kompanitë e pjesëmarrëse në projekt.
Analistët mendojnë se qëndrimi amerikan ka të bëjë me interesa të mirëfillta ekonomike, konkretisht me rezervat e gazit fraksionues të SHBA-së në Evropë, shitja e të cilave në kuadër të programit “Buy American” të presidentit Biden, do ta ndihmonte ekonominë amerikane, të dëmtuar tashmë nga pandemia. Por ka edhe një interes në politikën e jashtme: që të mos forcohet rivali kryesor i saj, Rusia.
Edhe pse politika është e njëjtë si e Trumpit, administrata e Bidenit duket se ka zgjedhur një stil tjetër komunikimi me Gjermaninë. Sipas një artikulli në revistën Handelsblatt, SHBA ka ofruar gatishmëri për bisedime.
“Gjermanët duhet të ofrojnë një zgjidhje si pako. Ndryshe nuk do të arrijmë ta zgjidhim çështjen ‘Nord Stream II'”, është shprehur një nëpunës i administratës për të përjavshmen gjermane ekonomike.
Gjermania e izoluar
Qeveria gjermane deri tani është shprehur kundër ndërprerjes së projektit.
Të hënën, në konferencën e shtypit të qeverisë, zëvendëszëdhënsja Martina Fietz e theksoi se “qëndrimi i qeverisë nuk ka ndryshuar”. Argumentimi i deritanishëm i Gjermanisë është se ky projekt është i karakterit ekonomik. Por vëzhgues të ndryshëm janë të mendimit se këtu ka një kundërthënie: Gjermania, e cila nga njëra anë paralajmëron për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi dhe kërcënon me sansksione, nuk është e gatshme ta ndërpresë këtë projekt.
Edhe Parlamenti Evropian është kundër projektit. Bashkimi Evropian këmbëngul që gazsjellësi “Nord Stream II” nuk është një projekt evropian, por në thelb një çështje gjermane. Përfaqësuesi i jashtëm i BE-së, Josep Borrell, tha në fund të vitit të kaluar se e ardhmja e projektit ishte në duart gjermane.
Trysni nga brenda
Në Gjermani, gjithashtu, ka zëra në rritje kundër tubacionit. Mbi të gjitha të Gjelbrit dhe FDP janë shprehur kundër ndërtimit të mëtejshëm. Por edhe shumë analistë në gazetat gjermane kërkojnë nga Gjermania që të heqë dorë nga ky projekt. Kështu për shembull portali NTV shkruan në një koment se, pas dënimit të Navalnit, “Qeveria gjermane duhet të shfrytëzojë shansin e fundit për të korrigjuar një gabim të rëndë”.
Ndërsa, revista Der Spiegel argumentonte në numrin e djeshëm të versionit online për përparësinë e shmangies së kostos politike ndaj dëmit ekonomik.
“Çmimi politik i gazsjellësit është shumë i lartë. Ndërtimi i ‘Nord Stream II’ duhet të ndalet dhe ky do t’i sinjalizonte Navalnyt dhe torturuesit të tij Vladimir Putinit se me Gjermaninë nuk mund të bëhet më biznes kaq lehtë”, shkruan Der Spiegel.
Çfarë është në “Nord Stream II”?
Projekti “Nord Stream II” është një tubacion gazi prej 1,200 kilometrash, që do të përshkojë Detin Baltik. Është projekti i dytë pas gazsjellësit “Nord Stream I”, i cili hyri në punë në vitin 2011.
Së bashku, të dy gazsjellësit pritet të sjellin në Evropë deri në 110 miliardë metra kub gaz natyror.
Gazsjellësi fillon në Ust-Luga, Rusi dhe do të përfundojë në Lubmin afër Greifswaldit në Gjermani. Pronari i tij është kompania shtetërore ruse Gazprom.
Pesë kompani energjetike evropiane janë përfshirë si investitorë financiarë, të cilët po financojnë deri në 50 për qind të vëllimit të investimeve të vlerësuar fillimisht në 8 miliardë euro Engie (Francë), OMV (Austri), Shell (Britani e Madhe/Holandë) si edhe Wintershall dhe Uniper nga Gjermania. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Lansohet SOLO, kartela më unike në vend
Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze