LAJMI I FUNDIT:

Der Spiegel: Merkel duhet ta tërheqë Gjermaninë nga gazsjellësi rus ‘Nord Stream II’

Der Spiegel: Merkel duhet ta tërheqë Gjermaninë nga gazsjellësi rus ‘Nord Stream II’
Projekti "Nord Stream II"

Vazhdimi i ndërtimit të projektit të gazsjellësit rus “Nord Stream II” do ta dërgoj izoloj Gjermaninë me Evropën dhe do të rris tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Kështu shkruan e përjavshmja gjermane Der Spiegel, duke shtuar se kancelarja Angela Merkel duhet ta tërheq vendin nga ky projekt.


Në artikullin e tij me titull “Çështja jonë më e turpshme e politikës së jashtme quhet Nord Stream II“, reporteri i Der Spiegel, Mathieu von Rohr këmbëngul që vendi duhet të heqë dorë nga projekti edhe nëse vendimi është i kushtueshëm, përcjell Telegrafi.

Gazetari pyet “nëse Gjermania duhet të rrezikojë prestigjin e saj në arenën ndërkombëtare” dhe “të tensionojë marrëdhëniet” me presidentin e sapo-betuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Gjithashtu, von Rohr argumenton se projekti mund të jetë në kundërshtim me qëllimet e klimës së Berlinit dhe duhet të mendojë se, “pse Gjermania do të mbështeste këtë tubacion që të përfitonte nga regjimi rus”.

Sanksionet amerikane detyrojnë Gazpromin rus pezullimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane detyrojnë Gazpromin rus pezullimin e gazsjellësit 'Nord Stream II'

Sipas gazetarit, projekti nuk është thjesht i dyshimtë nga perspektiva ekonomike, por edhe politikisht i mundimshëm.

“Gjermania ka qenë hipokrite në pretendimin se ‘Nord Stream II’ ishte thjeshtë një projekt biznesi, pasi tubacionet janë gjithmonë politike”, shkruan von Rohr.

“Nord Stream II” minon përpjekjet e BE-së për të bërë më shumë presion mbi udhëheqjen në Moskë lidhur me përfshirjen e saj në Ukrainën lindore dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e projektit të gazsjellësit rus 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e projektit të gazsjellësit rus 'Nord Stream II'

“Kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të tërheqë mbështetjen e saj për projektin pavarësisht nga fakti se vendi mund të shohë pretendime të mundshme kompensimi”, shkruan gazetari.

Gazsjellësi është duke u ndërtuar nga Rusia për në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik, por që është kritikuar ashpër nga Varshava dhe Washington për shkak të shqetësimeve se tubacioni do të bëjë Bashkimi Evropian të varur nga gazi rus.

Më 21 janar, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, duke kërkuar që ndërtimi i tubacionit të ndalet. Projekti tashmë po përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/