LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet amerikane detyrojnë Gazpromin rus pezullimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’

Sanksionet amerikane detyrojnë Gazpromin rus pezullimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’

Gazpromi rus ka paralajmëruar që projekti i ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream II” do të pezullohet, për shkak të kundërshtive dhe sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanive që janë duke i shtrirë tubacionet në Detin Baltik.

Kjo është bërë e ditur nga Reuters, të cilët kanë pasur qasje në prospektin e eurobondeve të Gazpromit, të cilat ky i fundit pritet t’i lëshojë për tërheqjen e fondeve në monedhë të huaj, për financimin e projekteve të veta.


Kohëve të fundit, edhe në Gjermani, e cila është destinacioni final i “Nord Stream II”, ka zëra që thonë se duhet të ndërpritet projekti i gazsjellësit. Këta zëra, pas helmimit dhe së fundmi arrestimit të opozitarit rus Alexei Navalny, janë bërë edhe më të fuqishëm.

SHBA-ja vendos sanksione ndaj anijes ruse 'Fortuna' në projektin e gazsjellësit 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos sanksione ndaj anijes ruse 'Fortuna' në projektin e gazsjellësit 'Nord Stream II'

Derisa anijet evropiane kanë refuzuar të marrin pjesë në projektin për shtrimin e tubave të gazsjellësit, një zyrtar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, ia ka konfirmuar AFP-së, se SHBA më 19 janar, do të vendosë sanksione kundër anijes ruse “Fortuna” që do t’i shtrojë tubacionet e gazsjellësit në Detin Baltik.

Edhe pse një ditë më herët ishte njoftuar se projekti i shtrimit të tubacioneve të gazsjellësit “Nord Stream II”, do të fillonte punët më 15 janar, Gazprom njofton se fillimi i punimeve shtyhet për një kohë të pacaktuar, me arsyetimin se “duhet të kontrollohen pajisjet”.

Njoftimi për shtyrjen e punimeve vetëm se e konfirmon lajmin për mundësinë e pezullimit të punimeve, i cili do të ketë ndikim pozitiv në zvogëlimin e varësisë së Evropës ndaj gazit rus. Në anën tjetër, dihet se tashmë ka filluar punën gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe është në proces ndërtimet i terminalit të gazit të lëngët (LNG), në ishullin Kërk të Kroacisë.

Serbia e varur nga gazi rus - cilat janë alternativat e furnizimit?
Lexo po ashtu Serbia e varur nga gazi rus - cilat janë alternativat e furnizimit?

TAP e sjell gazin nga fushat gazmbajtëse të Shah Deniz të Azerbajxhanit. Gazsjellësi kalon nga Azerbajxhani përmes, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe përmes ngushticës së Otrantos kalon në Itali. Në Shqipëri pritet të ndërtohet një degëzim i TAP, i cili pastaj do t’i furnizojë me gaz edhe vendet e Ballkanit.

Projekti i ndërtimit të terminalit LNG në Kërk, është duke u mbështetur dhe nga SHBA dhe BE, pasi që ky projekt do të ndikonte në zvogëlimin e varësisë së shteteve tjera evropiane nga gazit rus. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori