Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë e cila i bën thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë ndërtimet në tubacionin “Nord Stream II”, i cili do të transportonte gaz natyror rus në Gjermani përmes Detit Baltik.
Ligjvënësit po kërkojnë vendosjen e sanksioneve të zgjeruara kundër Rusisë pas arrestimit të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë pasi u trajtua në Gjermani për helmim me një agjent nervor.
Rusia ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e Navalnyt.
Rezoluta jo-detyruese kërkon që sanksionet e BE-së të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij, të zgjerohen edhe me ata që janë përfshirë në burgimin e kritikut të Kremlinit.
Sanksionet duhet të përfshijnë gjithashtu “oligarkët rusë”, “rrethin e ngushtë” të presidentit Vladimir Putin dhe “propaganduesit e medies”, në mënyrë që BE ta bëjë të qartë se “nuk do të jetë më një vend mikpritës për pasurinë ruse me origjinë të paqartë”, kërkojnë ligjvënësit evropianë.
Rezoluta thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të “rishikojnë bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si ‘Nord Stream II’, përfundimi i të cilave duhet të ndalet menjëherë”.
Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për këtë çështje javën e ardhshme, por çdo vendim i mundshëm mbase do të merret pas përfundimit të procedurave gjyqësore kundër Navalnyt.
Ekziston një presion në rritje mbi qeverinë gjermane, brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar “Nord Stream II”, e cila mundëson dyfishimin e kapacitetin të gazsjellësit ekzistues nënujor Rrjedha Veriore nga Rusia në Gjermani.
Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan që projekti të ndalet. Ata thonë se kjo do të forcojë energjinë e Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend transit për gazin rus.
Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan një anije ruse për vendosjen e tubave në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar projektin, i cili është 94 për qind i përfunduar.
Pavarësisht kritikave në rritje, ministria gjermane e Ekonomisë tha më 20 janar se planet e saj për projektin janë “të pandryshuara”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert