LAJMI I FUNDIT:

RB Leipzig-Liverpool mund të zhvillohet në terren neutral, ashtu si Benfica-Arsenal

RB Leipzig-Liverpool mund të zhvillohet në terren neutral, ashtu si Benfica-Arsenal
(Fotoarkiv: Instagram/dierotenbullen)

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet RB Leipzigut dhe Liverpoolit mund të zhvendoset në një vend neutral – bëjnë të ditur mediat.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, autoritetet gjermane i kanë kufizuar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar deri më 17 shkurt.


Përballja e dy skuadrave në 1/8 e finales në garën e madhe evropiane është caktuar të zhvillohet një ditë më herët (16 shkurt).

(Foto: Instagram/dierotenbullen)

Liverpool Echo raporton se është duke u shqyrtuar mundësia e një stadiumi neutral në rast se Liverpoolit nuk i bëhet një leje speciale për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Padyshim që Redsave do t’u konvenonte të mos luanin në terrenin e skuadrës gjermane. Në ndërkohë është duke u marrë parasysh edhe opsioni i ndërrimit të stadiumeve (Liverpooli të jetë nikoqir në sfidën e parë, kurse Leipzigu në atë kthyese).

Edhe ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Benficas dhe Arsenalit mund të zhvillohet në një terren neutral. Portugali është në zonën e kuqe dhe në rast se Topçinjtë udhëtojnë në Lisbonë, atëherë do të detyroheshin që të hynin në karantinë për 10 ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori