LAJMI I FUNDIT:

Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR

Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR
Foto ilustrim

Qeveria e Serbisë ka vendosur të kërkojë testin negativ të coronavirusit për udhëtarët që hyjnë në territorin e saj. Testi PCR, duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë, dhe do t’iu kërkohet si shtetasve të vendit, ashtu edhe të huajve. Siç, njoftoi Qeveria e Serbisë, ky vendim do të hyjë në fuqi të dielën, më 20 dhjetor.

Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Qeveria e Serbisë miratoi këtë masë pas rekomandimit të Shtabit të Krizave, institucionet që merret me mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga pandemia.

Gjithashtu u njoftua se qytetarët e Serbisë, të cilët nuk kanë një test negativ PCR, do të detyrohen të hyjnë në vetizolim për dhjetë ditë. Megjithatë, ata mund të testohen në Serbi dhe nëse testi i tyre PCR është negativ, ata nuk do të jenë më të detyruar të qëndrojnë në izolim në shtëpi.

Qeveria e Serbisë u bëri apel të gjithë qytetarëve që duan të testohen në baza vullnetare, që të caktojnë terminin për test ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në mënyrë që të shmangen turmat dhe radhët para ambulancave të COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Serbia shënoi 53 viktima dhe 5884 të infektuar me koronavirus./REL/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Botë
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Azia
Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Bosnja
Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Botë
Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Bosnja
Kalo në kategori