LAJMI I FUNDIT:

Parashikim, analizë, statistika: United – City, formacionet e mundshme

Parashikim, analizë, statistika: United – City, formacionet e mundshme

Manchester United do të takohet sot (e shtune) me rivalin lokal Cityn në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Takimi që fillon në ora 18:30 do të luhet në stadiumin Old Trafford, me dy skuadrat që aktualisht po kalojnë nëpër një formë të mirë.

Për këtë sfidë, Oe Gunnar Solskjaer nuk do të und të llogarisë vetëm në Edinson Cavanin që është i lënduar, derisa në dilemë do të jetë Anthony Martial.


Në anën tjetër, Pep Guardiola do ketë dyshime në Eric Garcian dhe Ilkay Gudoganin, që mund të mos jen të gatshëm për këtë takim.

Parashikim

Në këtë takim parashihet që të dy skuadrat të shënojë së paku nga një gol, derisa Djajtë e Kuq shikohen si favoritë për të triumfuar me një gol dallim.

Statistika

Manchester United mbizotëroi në tre nga katër takimet e tyre me Manchester City sezonin e kaluar, duke përfshirë triumfin e dyfishtë në Ligën Premier ndaj fqinjëve për herë të parë në një dekadë. Sidoqoftë, gjashtë nga tetë derbit e Manchesterit në të gjitha garat janë fituar nga skuadra mysafire, ndërsa ka pasur vetëm tre fitore në shtëpi në 13 takime.

Vetëm katër nga 19 pikët e këtij edicioni të Manchester Unitedit kanë ardhur në shtëpi këtë sezon, së bashku me vetëm tre nga 19 golat e tyre. Ata kanë pësuar 10 gola në kampionat në Old Trafford.

Manchester City ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit jashtë në Ligën Premier kundër skuadrave të tjera të top gjashtës së madhe, përfshirë secilën nga katër të fundit.

Lojtari që duhet shikuar

Bruno Fernandes ka qenë i përfshirë në më shumti gola në Ligën Premier se çdo lojtar tjetër që nga debutimi i tij në Manchester United në shkurt, duke shënuar 15 dhe duke kontribuar me 11 asistime në vetëm 24 ndeshje.

Formacioni i mundshëm i Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Dias, Stones, Mendy; De Bruyne, Rodri, Foden; Mahrez, Jesus, Sterling. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori