Derisa disa mezi po mbijetojnë, të tjerët fituan miliarda – njerëzit që ia panë “hajrin” pandemisë së COVID-19
Pandemia e coronavirusit pa dyshim se u ka sjellë telashe të mëdha qytetarëve në mbarë botën, por ka edhe prej atyre që ia kanë parë “hajrin” dhe janë bërë edhe më të pasur se që ishin.
Kështu disa sipërmarrës janë pasuruar, e disa të tjerë janë bërë edhe shumë më të pasur. Më poshtë do t’ju sjellim emrat e disa prej tyre që në kohën e pandemisë së COVID-19, kanë arkëtuar miliona dollarë pasuri, transmeton Telegrafi.
Disa kompanive ishin në krizë të madhe, e disa u rritën dhe u bënë shumë të kërkuara dhe ky është rasti edhe i njeriut më të pasur në planetin Tokë, Jeff Bezos.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është mbi çfarëdo kategorie. Kompania Amazon gjatë kohës së pandemisë po përparon si kurrë më parë. Çmimet e aksioneve po kërcejnë nga rekordi në rekord. Ai ishte njeriu më i pasur në botë edhe para pandemisë, por tani është bërë edhe më i pasur dhe ka në llogaritë e tij bankare hiq më pak se 160 milionë euro.
E një tjetër është edhe Elon Musk. Bëhet fjalë për njeriun që prej vitesh prodhon vetura elektrike të markës Tesla, që përdorin një teknologji tejet të avancuar. Kompania e tij Tesla ka fituar shumë nga koha e pandemisë. I lindur në Afrikën e Jugut, ky burrë nga Shtetet e Bashkuara së fundmi ka kaluar edhe Bill Gates dhe me pasurinë që aktualisht ka, vlerësohet të jetë rreth 110 miliardë euro dhe është duke shkuar hapave që ta ndjek Bezosin.
Puna nga shtëpia në kohë pandemia ka qenë një bekim për Eric Yuan. Themeluesi i platformës së komunikimit Zoom, shkoi në SHBA ngas Kina kur ishte vetëm 27-vjeç. Pas disa viteve punë në WebEx, themeloi video-platformën e tij në vitin e kaluar dhe u rrit shumë në bursën botërore. Çmimi i aksioneve të Zoom shpërtheu – dhe tani pasuria e tij neto vlerësohet të jetë rreth 16 miliardë euro.
Mbyllja e palestrave dhe kufizimi i kontakteve i kanë leverdisur John Foley. Në vitin 2013 ishte fillestar dhe tentoi të fitojë kapitalin përmes pajisjeve të tij për ushtrime fizike – sot investitorët ia kanë lakmi. Çmimi i aksioneve të kompanisë Peloton nga fillimi i aksioneve është trefishuar, dhe në mënyrë të befasishme i sollën miliarda.
Shopify është një softuer që i mundëson tregtarëve të krijojnë vetë dyqane online dhe të lidhen me kompanitë që merren me logjistikë. Tobias Lutke qëndron prapa këtij koncepti. Me prejardhje nga Koblenzi i Gjermanisë, në vitin 2002 emigroi në Kanada ku edhe filloi punën e tij nga një garazh. Shopify sot është kompania më e vlefshme kanadeze. Çmimi i aksioneve është dyfishuar nga marsi i këtij viti, pasuria e 39-vjeçarit kap shumën e 7.5 miliardë eurove.
Vaksina kundër coroavirusis që u zhvillua nga BioNtech nga Mainzi i Gjermanisë, kompani kjo që u themelua nga Ugur Sahin, e para në Evropë që fitoi miratimin për vaksinim masiv. Kjo do të thotë që Sahin që emigroi nga Turqia, jo vetëm që është bërë botërisht i njohur, por edhe u pasurua shumë. Vlera e aksioneve të tij vlerësohet se ka kaluar shifrën prej 2 miliardë eurove.
HelloFresh është një kompani që ju propozon çfarë të përgatisni për drekë dhe ju dërgon të gjitha ushqimet e nevojshme. Nga fillimi i pandemisë – fitimet neto të kësaj kompanie janë trefishuar, shitjet gjithashtu janë dyfishuar sipas një bilanci tremujor. Bashkëthemeluesi Dominik Rihter fiton nga restorantet e mbyllura dhe trendi i gatimit në shtëpi. Ende nuk është bëre miliarder – por e ka recetën për një gjë të tillë.
Pandemia dhe Amazon nuk e kanë pasuruar vetëm Jeff Bezosin por edhe MacKenzie Scott, ish-bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu fitoi shumë falë pakos së aksioneve të tij. Tani është e para në listën e femrave më të pasura në botë – me një pasuri që vlerësohet rreth 60 miliardë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit