LAJMI I FUNDIT:

Marmarinos: Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta

Marmarinos: Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet para udhëtimit në Bratisllavë, ku do të zhvillojnë dy ndeshjet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për ‘Kupën e Botës 2023’.

Dardanët janë të karantinuar për shkak të situatës me pandeminë, ndërsa stërvitjet po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos, i cili ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.


“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Pandemia na ka shkaktuar probleme sikur çdo ekipi tjetër dhe po mundohemi të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Jemi duke bërë planet për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës dhe do të mundohemi që këto plane t’i zbatojmë”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova pa kapitenin Dardan Berisha ndaj Sllovakisë
Lexo po ashtu Kosova pa kapitenin Dardan Berisha ndaj Sllovakisë

Kosova më 26 nëntor do të ndeshet me Sllovakinë, kurse dy ditë më pas me Islandën.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adaptohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka shtuar tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori