LAJMI I FUNDIT:

Haziri e Damianovski vlerësojnë se Gjilani e Kumanova janë shembulli i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar

Haziri e Damianovski vlerësojnë se Gjilani e Kumanova janë shembulli i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Komunovës, Maksim Damianovski, pas marrëveshjes së binjakëzimit, kanë deklaruar se këto dy komuna janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar për 17 vite.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se në të ardhmen do t’i integrojnë edhe më shumë aktivitetet ekonomike, kulturore e arsimore.


“Bashkëpunimi ynë ndërkufitar ka kulmuar me hapjen e vendkalimit kufitar, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Komunikimi i njerëzve, familjeve, ekonomisë dhe biznesit, është synimi ynë. Besojmë shumë që do ta kemi edhe mbështetjen e dy qeverive tona, Prishtinës dhe Shkupit. Besojmë shumë që mikro-regjioni evropian, ku përfshihet Presheva, Bujanoci dhe 17 komunat tjera, do të zhvillohet shumë si shembull i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, tha Haziri.

Kurse, kryetari i Kumanovës, Maksim Damianovski, tha se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë regjional.

“Jemi dy komuna në zonë kufitare, kemi aplikuar me një numër të madh të projekteve të përbashkëta, të cilat veçse jemi duke i implementuar. Pra bëhet fjalë për tri projekte të përbashkëta. Njëra nga nismat kryesore të të partneritetit dhe miqësisë sonë është hapja e vendkalimit kufitar që tashmë është bërë realitet”, tha Damianovski.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori