LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Man City – Liverpool

Statistika, analizë dhe parashikim: Man City – Liverpool

Manchester City dhe Liverpooli do të ndeshen mes vete sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Qytetarët dhe Bavarezët do të luajnë mes vete në ndeshjen derbin e cila do të zhvillohet në Etihad, ndërsa ekipet e Pep Guardiolas dhe Jurgen Klopp janë gati.

Vendi: Etihad Stadium (Mançester)


Koha: E diel, ora 17:30

Lajme rreth ekipeve

Man City

Gabriel Jesus u kthye nga lëndimi në fitoren e Manchester Cityt ndaj Olympiacos në mesjavë dhe është gati për derbin ndaj Reds.

Sergio Aguero kishte një shans për tu kthyer në këtë ndeshje, por tani nuk do të jetë gati deri pas pushimit ndërkombëtar.

Me tre gola në katër paraqitjet e tij të fundit, do të ishte vendim fatal nëse Ferran Torres do të lihej në bankën rezervë ndaj Liverpoolit.

Riyad Mahrez nuk filloi asnjë ndeshje në kampionat kundër Liverpoolit sezonin e kaluar dhe pritet të jetë ai që i hap rrugën Jesusit të fillojë si titullar në sulm.

Të dy, Ruben Dias dhe Aymeric Laporte u pushuan në mesjavë dhe ata do të kthehen si titullar ndaj Reds. I kthyer nga dëmtimi, Nathan Ake do të garojë me Joao Cancelo për krahun e majtë të mbrojtjes, por portugezi është favorit.

Phil Foden dhe Ilkay Gundogan janë në garë për të filluar në mesfushë së bashku me Rodri dhe Kevin De Bruyne.

Liverpool

Jurgen Klopp ka një dilemë të vërtetë zgjedhëse në duart e tij duke u drejtuar drejt Etihad pasi Diogo Jota shënoi një het-trick kundër Atalanta dhe Roberto Firmino nuk është në formën më të mirë. Klopp e ka mbrojtur Firminon, por do të ishte një befasu nëse ai luan titullar para Jotas.

Me Thiago Alcantaran ende jo të aftë plotësisht, Liverpooli pritet të luajë me James Milner, Jordan Henderson dhe Giorgino Wijnaldum në mesfushë.

19-vjeçari Rhys Williams ka tejkaluar pritjet në ndeshjen e tij të luajtur, por Joel Matip pritet të kthehet titullar në Etihad pasi ai ka kaluar dëmtimin.

Fakte

Liverpooli është i pamposhtur në 34 nga 38 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Man City ka fituar në të dyja pjesët dhe kohën e plotë në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar të paktën 2 gola në 9 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier.

Man City ka parë duke u shënuar mbi 3 gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Man City ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Man City ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Ka pasur nën tri gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit të Man City në Ligën Premier.

Analizë

Manchester City është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe ka mbajtur portën e paprekur në tre të fundit.

Liverpooli ka fituar pesë radhazi që kur humbi Virgil van Dijk shkaku i lëndimit dhe siguroi një fitore jashtëzakonisht mbresëlënëse 5-0 ndaj Atalantas në mesjavë.

Pesë pikë prapa Liverpoolit, megjithëse me një lojë më pak, City nuk mund të përballojë një humbje edhe këtë fillim sezoni nëse dëshiron të mbajë distancën afër me skuadrat favorite për titull.

Edhe pse është e lehtë të shohësh që këto dy klube kanë cilësi të përafërta, çuditërisht ka pasur vetëm një barazim në tetë takimet e tyre të fundit. Me më shumë fitore ndaj Guardiola se çdo menaxher tjetër në karrierën e tij (9), është e vështirë të mbështetesh kundër Jurgen Klopp dhe kampionëve të tij në mbrojtje të Ligës Premier.

Parashikimi: Man City 1-2 Liverpool

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori