Amazon, Apple, Google dhe Facebook përfitojnë prej shthurjes së përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë COVID-19.
Mbi 30 miliardë euro kanë fituar të katër gjigantët e teknologjisë së informacionit në tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 për qind duke pasur një xhiro prej 82.3 miliardë eurosh.
“Ne shohim të kemi më shumë klientë se më parë, që blejnë në internet”, deklaroi shefi i Amazon Jeff Bezos.
Facebook përfiton në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kalojnë tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës. Te Google po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi.
Ndërsa në kohën e punëve nga shtëpia dhe mësimit online Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads.
Ekonomia gjermane, rikuperimi më 2023
Sipas vlerësimit të studiuesve të ndërmarrjes Prognos, ekonomia gjermane nga ashpërsimi i pandemisë COVID-19 mund të pësojë humbje për disa vite.
“Zhvillimet aktuale të pandemisë japin shkas për shqetësim, që pasojat akute dhe ato afatgjata do të jenë më të rënda nga sa parashikohej muajt e kaluar. Shuma e këtyre pasojave është sa tre deri në katër vjet rritje ekonomike”, konstaton kryeekonomisti i Prognos, Michael Böhmer.
Sa më shpejt të arrihet ulja e kurbës së infeksioneve, aq më të vogla do të jenë pasojat për ekonominë.
Për vitin 2020, sipas këtij skenari humbja e produktit bruto në vend mund të jetë rreth 8.1 për qind. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të jetë rreth 2.5 për qind më pak nga sa shpresohej deri tani.
Niveli i ekonomisë përpara krizës do të mund të arrihet sërish ndoshta në vitin 2023, vlerësojnë ekonomistët.
Kultura e korrektimit, i domosdoshëm për një demokraci
Aktualisht në Gjermani ka rritje të numrit të të infektuarve. Sipas Institut Robert Koch (RKI), të premten për herë të parë brenda një ditë u regjistruan mbi 18 mijë infeksione të reja. Në përpjekje për të kufizuar numrin e infeksioneve dhe rrezikun e përhapjes së virusit në Gjermani janë marrë masa kufizuese. Duke nisur nga e hëna, jeta publike do të ketë mjaft kufizime.
Pezullimi i aktiviteteve në fushën e kulturës është gjithashtu një masë, që e godet rëndë këtë sektor.
Ministrja e shtetit për Kulturën, Monika Grütters druan pasoja të rënda për sektorin e artit dhe kulturës.
“Sado që kam mirëkuptim për rregullat e reja që janë të domosdoshme: Për kulturën mbyllja është një katastrofë e vërtetë. Kultura nuk është një delikatesë për elita, por ajo është buka për të gjithë. Kultura është korrektivi i domosdoshëm për një demokraci të jetuar. Pikërisht kjo është ajo që e bën kulturën relevante për sistemin”, tha politikania kristiandemokrate. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak