Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 24 persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 3 personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 20 persona të dyshuar dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 3 persona për 48 orë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 1 të pandehuri dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi dhe ka ngritur 16 aktakuza, kundër 16 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një 1 aktakuzë kundër 1 personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi të pandehur dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë